E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autostrada Elbasan-Tirane, krenaria jone e perbashket kombetare. Berisha: Ky segment, krenar i pavdekshem i korridorit VIII

16-06-2013 / Gazeta 55

Vihet në shfrytezim tuneli dhe autostrada Tirane-Elbasan. Kryeministri: Realizuan ëndrrën e shumë brezave


Elbasani dhe Tiranë janë tashmë vetëm 20 minuta larg. Ne nje atmosfere te gezueshme dhe festive, kryeministri Sali Berisha u prit dje nga qindra qytetare te pranishem ne venien ne shfrytezim te tunelit te Kerrabes, i cili i jep jete dhe ben realitet rrugen me te rendesishme per Shqiperine dhe shqiptaret, autostraden Tirane-Elbasan. Fillimisht, kryeministri u prit ne hyrjen e tunelit nga ana e Tiranes, nga deputete te qarkut te Tiranes dhe kryetare te komunave perreth, ku bashke me te cilet pershkroi tunelin deri ne daljen e Elbasanit, dhe u prit nga deputete te Elbasanit, punonjes te firmes AKTOR.SA, si dhe qytetare te shumte. “Emocionet sot jane te medha sa vete rruga, ato nuk kane te pershkruar”- iu drejtua kryeministri mbare qytetareve shqiptare, duke e cilesuar diten e venies ne shfrytezim te tunelit Tirane- Elbasan, si nje dite qe do te mbetet ne memorien e perbashket, si dita e krenarise kombetare, dita e realizimit te endrres se perbashket te shume brezave, te cilet enderronin qe nje dite Elbasani, “qyteti i shpirtit dhe zemres te shqiptareve, ku qytet djepi i dijes dhe shkollimit te tyre te bashkohej me Tiranen nepermjet ketij tuneli”. Kryeministri theksoi se “Shqiperia inauguron sot segmentin me te rendesishem ne territorin e saj te Korridorit 8, Korridor i cili do te sjelle flukse te medha te tregut, energjise dhe te te gjitha llojeve nga Lindja drejt Perendimit, porte e te cilit ne Ballkan eshte Shqiperia”. Por kryeministri tha gjithashtu se “Autostrada Tirane –Elbasan eshte segmenti me i rendesishem te Korridorit te jugut, Korridor, i cili do te sjellë me afer Beratin, Tepelenen Dumrene, ne nje kohe rekord ne Tirane , pra ky korridor per rendesine  e tij eshte i jashtezakonshem per zhvillimin e Shqiperise, per zhvillimin e shqiptareve”. “Qytetare dhe qytetare te Tiranes, Librazhdit, Gramshit, Dumrese, Pogradecit Korçes, Bilishtit, Kolonjes, Shkodres, Lezhes, Vlores, Gjirokastres, Durresit, shqiptare dhe shqiptare kudo qe jeni. Sot, tuneli dhe autostrada sjellin Elbasanin prane Tiranes dhe  e bejne ate qytetin me te afert, por Librazhdi, Gramshi dhe Dumreja do te jene ne Tirane, ne harkun kohor 30-45 minuta. Pogradeci, Korça, Bilishti, Kolonja do te vine ne Tirane per nje ore me shpejt. Por tuneli, autostrada eshte segmenti me krenar dhe i pavdekshem i korridorit 8. Shqiperia inauguron sot segmentin me te rendesishem ne territorin e saj te Korridorit 8, Korridor, i cili do te sjelle flukse te medha te tregut, energjise dhe te te gjitha llojeve nga Lindja drejt Perendimit, porte e te cilit ne Ballkan eshte Shqiperia. Autostrada Tirane –Elbasan eshte segmenti me i rendesishem i Korridorit te jugut, Korridor,  i cili do te sjelle me afer Beratin, Tepelenen, Dumrene ne nje kohe rekord ne Tirane, pra ky korridor per rendesine e tij eshte i jashtezakonshem per zhvillimin e Shqiperise, per zhvillimin e shqiptareve”- deklaroi Berisha, ndërsa shprehu mirënjohje për financuesit e rrugës, Banka Islamike per Zhvillim, fondi Abu Dabhi-t, dhe fondeve te tjera, të cilat bënë të mundur kete kryeveper ne infrastrukturen shqiptare. “Mirenjohje punetoreve, teknikeve, inxhiniereve qe punuan 24 ore ne 24 ore ne kete veper, pa u lodhur me vetemohim qe tja u bejne shqiptareve dhurate ne kohen me te shkurter, ashtu siç u be”- vijoi Berisha. Sipas tij, tuneli eshte monument madheshtor i nje modeli, i cili ka vetem nje qellim permiresimin e jetes se qytetareve shqiptare, mbeshtetje e suksesit tuaj kudo qe jeni. “Me tunelin ne bejme ne bejme qe tregu i madh i Tiranes dhe Elbasanit te shkrihen ne nje. Ne bejme qe prodhimet e medha te Elbasanit, Korçes te vine tregun me te madh te vendit, me koston me te ulet dhe shpejtesine me te madhe. Ne beme qe nena me femijen e saj qe kerkon ndihme te kualifikuar te arrije ne Tirane ne kohe rekord, qe studentet e Elbasanit dhe Tiranes qe studiojne ne universitete e ketyre qyteteve nuk kane nevoje me te kerkojne strehim por te marrin autobuzin dhe per nje çerek ore jane ne destinacion. Ky model ka qene nje model frymezes ne te gjithe keto vite. Ndaj dhe ne ndertuam rrugen e kombit, afruam Tiranen me Prishtinen ne 2 ore e gjysme. Ndertuam dhe po ndertojme autostrada ne te 4 anet e vendit, nga Hani i Hotit ne Shkoder, nga Shkodra deri ne Konispol dhe Gjirokaster. Ndertuam autostraden Lushnje-Fier-Vlore, Levan-Tepelene-Gjirokaster. Ndertuam rrugen e Bregut. Sot, çdo shqiptar nga Konispoli ne Vermosh, nga Hani i Hotit ne Gjirokaster udheton ne rruget me moderne, te denja per qytetaret e nje vendi te zhvilluar. Modeli yne eshte modeli i zhvillimit. Une jam mjek dhe per mua trupi i nje kombi eshte i njejte me trupin e nje individi. Le te jene si te duan te shendetshme, organet  e tij, muskujt  e tij, por ne qofte se arteriet jane te zena dhe nuk funksionojne, problemi eshte i madh. Po keshtu dhe me vendin. Le te kete ai pasurite me madhore, potencialet me te medha, po nuk pati rruge, po nuk pati zhvillim te gjitha mbeten objekte, asete, pa vlere dhe te fjetura. Per mua trupi i kombit eshte si trupi i individit. Dija eshte truri i tij. Ndaj dhe ne ne modelin tone kemi bere gjithçka qe krahas rrugeve te ndertojme shkolla, te hapim universitete, te hapim dyert e universiteteve per shqiptaret. Kemi ndertuar dhe rindertuar mbi 1300 shkolla, nder me modernet. Per ne dija eshte themeli, ndaj dhe ne ne nje hark kohor te shkurter ne kaluam nga interneti inekzistent, tek Shqiperia dixhitale, autostradat e saj qarkojne ne mbare Shqiperine. Modeli yne eshte modeli i zhvillimit, kemi ndertuar ne kete Shqiperi mbi 400 qendra shendetesore dhe spitale. 4 vitet qe vijne, fjala ime e nderit eshte se sistemi me i persosur i menaxhimit te tyre dhe financimit do te vendoset dhe ju do te merrni sherbimet me moderne”- theksoi kryeministri. Shefi i mazhorancës ftoi qytetarët t’i bashkohen alternativës së PD në 23 qershor, për më shumë punësim dhe zhvillim ekonomik. “Te bashkohemi per te bere realitet projekte te tjera te medha, Kaskaden e Devollit, Gazsjellesin Trans Adriatik, qindra HEC-e per te ndertuar, çdo rruge dhe rrugice ne qytetet dhe fshatrat tona per te ecur me shpejtesi drejt cilesise”- tha kryeministrin. Alternativën tjetër, Berisha e cilësoi si model dëshpërimi dhe zhgënjimi.   “Ky eshte modeli per te cilin ne ftojme çdo shqiptar, le te shohi modelin tjeter, modelin e deshperimit, modelin e zhgenjimit, modelit te pesimizmit, mbjelljes se zise dhe deshperimit kudo. Ky model i fabrikuar nga njerez pa ide, nga njerez te ndryre ne autobuzin mavi, kerkon qe tunelin tuaj , rruget tuaja, shkollat tuaja, shtepite  e reja tuaja ti mohoje, ti fuse ne thesin e Koços dhe bashke me Koçon ne autobusin mavi. Ndaj dhe eshte koha qe me shume se kurre te bashkohemi. Ne mbajme fjalen tone dhe inaugurimi i sotem eshte deshmi e nje fjale te dhene, e nje nje fjale te mbajtur para jush qytetare te Elbasanit, para mbare shqiptareve”. Berisha: Tunelin e hapëm, pres Blushin në selinë e partisë për t’i dorëzuar dokumentin e PD Gjatë inaugurimit të tunelit të Krrabës dhe autostradës Elbasan-Tiranë, kryeministri Berisha ftoi kandidatin per deputet te PS-se ne Elbasan, Ben Blushin te shkoje ne seline e PD-se per te marrë kartën e anëtarësisë. Blushi me heret ishte shprehur skeptik per hapjen e tunelit dhe autostrades, duke deklaruar se do te merrte teseren e PD-se nese kjo veper realizohej. “Gjithe keto dite kam menduar per zotimin e Ben Blushit  dhe kam vendosur ta ftoj ne seline e PD dhe ti dorezoj dokumentin e PD vetem e vetem per t’i dhene atij mundesine njehere ne jete per te mbajtur fjalen e tij. Ndaj dhe e pres ne seli qe ti dorezoj ate dokument se ne tunelin e ndertuam. Kjo eshte alternativa jone, alternativa  e ideve, tuneleve, e shkollave, e autostradave, e integrimit ne Evrope. Ndersa alternativa tjeter ka vetem nje argument. Ate  e ka kapur sindromi i moshes sime. Degjojeni vellezer se çfare eshte ky sindrom. Duke patur vite rinie, pa rini, shoku i autobuzit ka ardhur tek te 50-ta me ide boshe ne koken e tij dhe tani meqenese nuk kap dot vizionin tone, nuk kap dot rruget, autostradat dhe integrimin europian, germon dhe germon ne te shkuaren e tij dhe nxjerr ide te se shkuares per tua servirur shqiptareve, mashtrime, mallkime dhe gjera teresisht te pavlera, por kjo nuk eshte pergjegjesia ime. Ai u rrit zvarranik ne bunkere, ndersa une u rrita zog malesh dhe ja ku jam si zogjte qe fluturojne. Ndaj dhe ju ftoj te ecim perpara 7 dite na ndajne nga fitorja e merituar, ajo eshte ne doren tuaj. Le te bejme gjithçka qe keto 7 dite ta zmadhojme, ta rrisim, ta bejme ate fitoren me te madhe ne te gjithe historine tone, ta ngreme ne lartesine  e autostrades, te tunelit, te integrimit te punesimit, te shpreses, te besimit tek e ardhmja”- deklaroi Berisha. Lulzim Basha: Arkitekti i autostradës që lidh Elbasanin me Tiranën, mban emrin e Sali Berishës Pasi pershkoi tunelin e Krrabes, kryebashkiaku Lulzim Basha e konsideroi kete rruge nje mrekulli mahnitese, ndersa ia atribuoi meritat per ndertimin e saj, kryeministrit te vendit Sali Berisha. “Jam i lumtur dyfish si kryebashkiak dhe si ish-deputet i Elbasanit. Nuk kam dyshuar asnjehere tek keto sipermarrje te medha, e di se kur Sali Berisha thote do bejme rrugen ajo behet, kur thote do bejme tunelin, ai behet. Sa here qe çajme malet dhe sjellim zhvillim, arkitekt i ketij projekti eshte Sali Berisha, ky eshte lidershipi i vertete per cdo shqiptar”- tha Basha. “Tiranes i afrohet nje treg tjeter, nje mundesi me shume per mireqenie, biznes, fuqi blerese, ky eshte zhvillim, te ecim perpara”, shtoi ai me tej. Basha u shpreh nder te tjera se PD eshte alternativa e duhur per qytetaret. “Ata qe u perpoqen ta bllokojne thone qe kjo s’eshte reale, s’eshte rruge, s’eshte tunel, s’eshte zhvillim, duan te na ndalin, por ne do ecim perpara, jemi alternativa e duhur. Per ne qytetaret jane te paret, do ecim perpara per Tiranen, Elbasanin e gjithe Shqiperine”, vijoi ai. Autostrada Elbasan-Tiranë, arteria kryesore e Korridorit VIII Kjo rruge e cilesuar si arteria kryesore e Korridorit 8 vjen per qytetaret shqiptare si nje premtim i mbajtur nga ana e qeverise, duke perfaqesuar standardet me te larta te ndertuara deri me sot, ne vendin tone, por edhe ne Ballkan. Autostrada, me nje vlere investimi prej 204 milione dollare ka nje gjatesi 27 kilometra, 4 korsi, me nje tunel 2,5 kilometra te gjate, 7 mbikalime, 21 vijadukte, 4 nenkalime. Autostrada perbehet nga tre segmente Segmenti I(Sauk -Tuneli i Krrabes gjatesia 13 km) Segmenti II (Tuneli i Krrabes gjatesia 2.5 km ), Segmenti III   (Tuneli i Krrabes – Elbasan gjatësia 11.5 km) Tuneli i Kerrabes, punimet per te cilin shenuan vleren e 101 milion dollareve, investim i buxhetit te shtetit dhe Bankes Islamike per Zhvillim, u realizua ne nje kohe rekord prej 13 muajsh. Punimet per ndertimin e tij nisen ne muajin maj te vitit 2011, dhe pas afro 9 muajsh filluan edhe  dy kontratat e tjera te segmenteve rrugore para dhe pas tunelit. Autostrada Tirane-Elbasan u kursen qytetareve shqiptare se paku 40 minuta kohe per te mberritur ne destinacionet e tyre, duke bere qe distanca mes dy qyteteve te pershkruhet ne me pak se 20 minuta. Ajo eshte rruge kryesore drejt kryeqytetit per qytetaret e rretheve Elbasan, Librazhd, Korce, Pogradec, Kolonje. Ajo gjithashtu eshte pjesa e parë e Boshtit të Jugut. (Cerrik, Belsh, Kuçovë, Berat, Tepelenë, Gjirokastër, Delvinë, Sarandë). Me ndertimin e saj skajet ekstreme jugore apo lindore të Shqipërisë do të arrijnë në Tiranë për më pak se 2 orë me përfundimin e segmenteve që vijnë pas autostradës së re.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›