PS mbyll fushatën në Elbasan, Rama: Më 23 Qershor do braktisim tunelin e Saliut
“Shfaqje të shëmtuar të tunelit dha në mes të fushatës, Sali Berisha. Nuk mund t’i thotë Elbasanit shikoni sa i bukur është tuneli që u ndërtua me paratë e popullit, por të përgjigjet për tunelin më të gjatë të papunësisë që ka hapur për këtë qark. Për tunelin e varfërisë, për tunelin më të gjatë të korrupsionit. Më 23 qershor Saliu do ndëshkohet masivisht. Më 23 qershor do dalim nga tuneli i braktisur i Saliut. Kujtoi katragjyshi se duke hapur tunelin, shqiptarët do harronin gjithë këto tunele të tjera që Saliu i mban peng”.
Rama më tej theksoi se qeveria e re socialiste do të përfundojë rrugën që lidh Tiranën me Elbasanin.
ELBASAN-Partia Socialiste, me anë të një mitingu përmbyllës në Elbasan, mbylli sot fushatën elektorale në këtë qark.
Edi Rama në fjalën e tij në miting, përmendi dhe tunelin Tiranë-Elbasan që inaguroi qeveria Berisha. Sipas kreut të PS, Berisha në kuptim figurativ ndërtoi dhjetra tunele ku ka futur shqiptarët.
“Saliu u shfaq sot në një tunel duke pasur shpresën se do tërheqë popullin në atë tunel. E vërteta është se rruga bëhet me paratë e popullit dhe varfëria luftohet me politika, papunësia luftohet me politika, arsimi e shëndetësia luftohet me politika.
Saliu ka shpenzuar aq shumë para për të shtruar këto rrugë që kanë mbetur rrugëve dhe për të hapur këtë tunel sa do kishin mjaftuar sic thoshte Sami Frashëri, për t’i shtruar të gjitha rrugët me flori. Dhe arsyeja pse shqiptarët do e ndëshkojnë Saliun, është pikërisht se paratë e tyre i humbën rrugëve ndërkohë që shqiptarët sot kanë më pak para për të blerë ushqimin e tyre, më pak para për të arsimuar bijtë e tyre”.
Rama ftoi shqiptarët të votojnë numrin 29 në 23 Qershor me qëllim, daljen nga tunelet.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Hapet sot autostrada Tiranë-Elbasan