E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode në Korçë: Mandatin e tretë modernizojmë infrastrukturën rrugore

16-06-2013 / Gazeta 55

Kandidatët e Partisë Demokratike për qarkun e Korçës kanë zhvilluar një miting elektoral me banorët e  qytetit të Korçës.
Qeveria demokratike do të vijoje edhe ne mandatin e tretë të modernizojë infrastrukturën rrugore sepse ka bindjen se rruga është një mundësi më shumë, është një biznes më shumë, të ardhura më të mëdha dhe mirëqenie më e madhe. Me këto fjalë iu është drejtuar qytetarëve ministri i financave, kreu i listës së demokratëve për Korçën Ridvan Bode.
Ai tha se me inagurimin e tunelit Tiranë – Elbasan, Korça dhe Tirana do të jenë edhe 1 orë e njëçerek më afër dhe pas 18-24 muaj, me përfundimin e rrugës Qukës – Qafë Plloçë me vlerë 153 milionë dollarë Korça dhe Tirana do të jenë vetëm 112 km larg, kjo sipas tij do të rrisë interesin e vizitorëve dhe investitorëve për Korçën duke i dhënë asaj më tepër zhvillim e mundësi për të ecur përpara.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›