E dielë me plot aksidente, makinat përplasin për vdekje 2 këmbësorë, 6 plagosen
TIRANË-E diela e nxehtë e këtij mesi Qershori shënoi disa aksidente automobilistike. Dy aksidente të ndryshme brenda një harku kohor 30 minutash, kanë shkaktuar një të vdekur dhe një të plagosur. Nje aksident tjeter i shenuar ne harkun kohor 1 ore nga te paret, i merr jeten nje kembesori ne Tirane, kurse 2 persona plagosen ne hyrje te tunelit, ne autostraden Tirane-Elbasan.
Durrës
Policia e Durrësit bëri të ditur se rreth orës 16:10 minuta, një këmbësor 60-vjeçar është përplasur për vdekje nga një automjet në zonën e unazës Shkozet-Plazh.
Policia që ndodhet në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti.
Tiranë
Ndërsa rreth orës 15:45 minuta, në Tiranë, pranë ish-Parku i Autobusëve, një mjet tip “Renault” me targa TR6120G u përplas me një motorr. Si pasojë ka mbetur i plagosur in riu 24 vjeç, Endrit Selimi.
Ndërkohë po në kryeqytet, rreth orës 17:30 minuta shënohet një tjetër aksident, por këtë radhë me pasojë vdekjen e një kalimtari.
Policia bën me dije se një automjet përplasi për vdekje një këmbësor tek zona e Institutit në Kamëz.
Nuk dihet ende identiteti i viktimës.
Ndërkohë një aksident tjetër me pasojë 2 të plagosur është shënuar në afërsi të tunelit të sapo inaguruar, Tiranë-Elbasan. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë 2 persona që udhëtonin në të janë plagosur rëndë. Të dy personat janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak
Kurse në mbrëmje rreth orës 21:30 minuta në Tiranë u regjistrua një aksident automobilistik në zonën e Kombinatit ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë një vajzë ka mbetur e plagosur dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Fushe Kruje
Po në orët e pasdites një aksident tjetër u shënua në aksin Fushë Krujë-Milot ku si pasojë mbetën të plagosur 2 persona.
News24 mëson se një mjet tip ‘Benz’ me targa AA701AN është përplasur me një furgon me targa TR9981J. Si pasojë janë plagosur rëndë shtetasit, Gëzim dhe Lefterije Saja që ndodheshin në benz, ndërsa plagë të lehta kanë marrë dhe 3 pasagjerë që ndodheshin në furgon.
(d.b/BalkanWeb)