Autostrada Kukës-Morinë, nis puna për dublimin e urave
Kukës- Kanë nisur paraditen e sotme puna për dublimin e urave në autostradën Kukës-Morinë. Edhe pse kanë kaluar katër vite nga ndërtimi i këtij aksi vetëm tani ka nisur puna për të ndërhyrë tek urat vjetra.
Në vitin 2009 u ndëruan dy ura me nga dy kalime dhe jo nga katër siç ishte parashikuar, por kjo sipas autoriteteve erdhi për shkak të mungesës së fondeve.
Sipas projektit do të ndërhyet në 7 urat ekzituese të këtij aksi, në një gjatësi prej 17 km, nga Kukësi në pikën kufitare të Morinit. Pritet që për realizimin e këtij plani të shpenzohen në total 350 milionë lekë.
Afati përfundimtar i punimeve do të jetë muaji nëntor, ndërsa ngushtimi i aksit për shkak të urave dy kalimshe ishte kthyer në burim të shumë aksidenteve.