E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Arsimi profesional, alternativa për punësimin e të rinjve

rama-2duartTiranë- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar sot pasdite një bashkëbisedim me studentët e ekselencës për tiu paraqitur atyre programin elektoral për të rinjtë.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal tek sistemi arsimor universitar, për të cilin Rama tha se është shndërruar në industrinë më të madhe në vend të prodhimit të diplomave pa vlerë.

Ai kritikoi politikat e qeverisë aktuale, për hapjen sipas tij të  dyerve të universiteteve publike e private, ‘pa zbatuar më parë politika se si t’i punësojë ata.

Për Ramën, arsimi profesional është një alternativë për përgatitjen e të rinjve për tu përshtatur me tregun e punës.

Sot prej tetë vjetësh qeveria ka vendosur që problemin e papunësisë rinore ta trajtojë duke mos e trajtuar, duke u thënë vajzave dhe djemve në shkollë të mesme bujrum shkoni në universitete dhe duke rritur në mënyrë të papërgjegjshme numrin e universiteteve private në atë shkallë që industria më e madhe në Shqipëri është industria e prodhimit të diplomave pa vlerë, tha lideri i opozitës, Rama.

Kryesocialisti ka shpjeguar edhe arsyet se përse nuk kalejuar deputetët të votojnë tre ligjet e kërkuara nga Bashkimi Evropian, për të cilat është akuzuar nga mazhoranca se ka bllokuar integrimin e evendit:

“Bllokim integrimi nuk ka pasur. Procesi i integrimit në BE është një proces që lidhet me shumë standarde. Kjo nuk ndodh se zgjedhjet vidhen, nga zgjedhje të vjedhura burojnë pushtete që nuk kanë legjitimitet, por për shkak se votën e popullit e kanë marrë dhe pse populli nuk ua ka dhënë. Pak pyesin për popullin, por duan të bëjnë punët e tyre. Ne kemi miratuar një numër të pafundëm ligjesh që quhen ligje që lidhen me procesin e integrimit, nuk miratojmë dy ligje që lidhen me Gjykatën e Lartë, Administratën Publike sepse, në momentin kur u paraqit ligji për Gjykatën e Lartë, qeveria refuzon të zbatojë një vendim të Gjykatës së Lartë, për ti dhënë fund zgjedhjeve të virti 2011, u shpreh Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›