E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të dyshuarit e shpërthimit në Boston, shënjestrën e rradhës Nju Jorku-n

zedhenesii-kryetari-bostonSHBA- Kryetari i Bashkisë së New York City, Michael Bloomberg ka thënë se të dyshuarit për bombardimin në Boston kishin planifikuar për të shpërthyer pjesën tjetër të eksplozivëve të tyre në Times Square.

Bloomberg citohet të ketë thënë për ‘Dzhokhar Tsarnaev’, sipas BBC-së, se i dyshuari i mbijetuar, i kishte thënë FBI-së se ai dhe vëllai i tij “spontanisht” kishin vendosur se Nju Jork-u do të ishte shënjestra e rradhës.

“Mbrëmë ishim informuar nga FBI-ja se sulmuesi i mbijetuar zbuloi se New York City ishte ngjitur në listën e tyre të objektivave,” tha zoti Bloomberg gjatë konferencës për shtyp të së enjtes në sallën e qytetit.

Z. Kelly tha se vëllezërit kishin planifikuar të shkojnë në Nju Jork, pas rrëmbimit të makinës dhe shoferit të saj në Boston.

Por policia kapi vëllezërit në makinën e vjedhur, duke shkaktuar vdekjen e njërit prej të dyshuarve, Tamerlan Tsarnaev. Tre persona kanë humbur jetën dhe mbi 260 u plagosën në sulmin e 15 prillit në Boston.

Arisa Liço/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›