E Diel, 1 Nëntor 2026

Autostrada Tirane- Elbasan, kushton 260 milione euro Blerina Hoxha

Autostrada e re Tirane -Elbasan shume shpejt do te futet ne proces tenderimi, pasi jane perfunduar te gjitha projektet teknike. Zv/Ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit Ernest Koka tha dje se, kostoja e rruges eshte 260 milione euro dhe do te jete nje investim total i buxhetit te shtetit.
Synimi
Qeveria synon qe brenda ketij mandati ta kete perfunduar autostraden, projektin e se ciles e ka bere publik para pak ditesh para banoreve te Elbasanit, kryeministri Berisha. Nderkohe qe zv/ministri Noka tha dje se edhe pse ky do te jete nje investim teper i kushtueshem i qeverise, leverdishmeria ekonomike e kesaj rruge per banoret e Tiranes, Elbasanit dhe te zonave ku do te kaloje kjo rruge, do e justifikoje kete cmim. Fakti qe kjo rruge do te kaloje ne me shume se gjysmen e siperfaqes se saj ne zona urbane, do te sjelle mundesi per zhvillim aktiviteti per banoret e zonave ku do te kaloje kjo rruge. "Zona e pare prej 2.3 km do te jete ne zona urbane, do te jete nje impuls zhvillimi ekonomik per Tiranen dhe Elbasanin", u shpreh Noka. Autostrada Tirane - Elbasan, e zgjedhur ne trajektoren me te shkurter te saj, ka nje rendesi kapitale per zhvillimin dhe fuqizimin ekonomik jo vetem te Elbasanit, por te vendit ne teresi. Kjo autostrade e shnderron Elbasanin ne qytetin me te afert, ose pothuaj ne nje pjese integrale te metropolit shqiptar, Tiranes. Kjo autostrade shkurton ose iu kursen se paku 40 minuta kohe, jo vetem qytetareve te Elbasanit, por edhe te gjithe qytetareve te Shqiperise Juglindore dhe Jugore, sepse me ndertimin e Boshtit te Jugut, segmenti i pare i te ciles eshte autostrada Tirane-Elbasan, rruga kryesore drejt kryeqytetit per qytetaret e Sarandes, Konispolit, Delvines, Gjirokastres, Tepelenes, Permetit, Skraparit, Beratit, Gramshit do te jete kjo autostrade. Po e tille do te jete ajo per Kolonjen, Korcen, Pogradecin, Librazhdin.
Projekti per kete rruge ka nisur prej me shume sesa nje viti dhe eshte kryer nga studio italiane "Bonifika", nje ka studiot me te mira te vendit fqinje.

Projekti
Per te arritur ne trajektoren perfundimtare jane shqyrtuar disa alternativa. Alternativa e pare ka qene alternativa Tirane - Lunder - Mullet. Alternativa e dyte ka qene Vaqar - Arban - Paper. Alternativa e trete Peze e Vogel-Vrap-Bicaj. "Nderkohe qe eshte zgjedhur si version perfundimtar alternativa e pare, qe eshte alternativa me e shkurter, pra alternativen Tirane - Lunder - Mullet, me nje gjatesi 31 km". Kjo alternative eshte me e shtrenjte, duke iu permbajtur objektivit, qe trajektoret e infrastruktures se madhe te vendit te pershkojne akset me te shkurtra dhe te krijojne distancen me te shkurter kohore e kilometrike te udhetimit. Treguesi i kthimit ekonomik vjetor te rruges dhe ne alternativen qe ne kemi perzgjedhur eshte me i larti, 21%..

Disa nga parametrat kryesor te rruges jane:
Shpejtesia e projektimit eshte 100-120 km/h
Gjeresia e nje vije kalimi eshte 3.75 m ,
Gjatesia e rruges ne mbushje 18.5 km
Gjatesia e rruges ne germim 17.4 km
Gjatesia totale e viadukteve 4.65 km
Gjatesia totale e tuneli per te dy tubat 4.3 km
Numri i mbikalimeve 7
Numri i nenkalimeve 4
Numri i viadukteve 21
Numri i kryqezimeve ne disnivel 3

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›