SHKELQESIA JUAJ ZOTI AMBASADOR
Murat Basha
N/Kryetar i PLL
I nderuar zoti Withers!
Me shume dashamiresi ju quaj i nderuar sepse me te vertete ushqej dashurine dhe nderimin me te madh per Ameriken, lideret e saj politik, perfaqesuesit e saj si dhe cdo gje tjeter amerikane. Amerika ka qene endrra ime. Nese para 20 vjetesh pjesa me e madhe e shqiptareve i trembej ndryshimeve ne, nje pjese jo e vogel e tyre(individe dhe forca politike qe mbrojme vlerat konservatore)e kerkonim ndryshimin dhe e enderronim ate, endrra jone kishte fytyren e Amerikes. Politika dikur e ashper sot eshte shendrruar ne nje loje, ku vendin kryesor e ze debati "intelektual"dhe ndeshja e ideve. Me kalimin e viteve idealet nuk jane me pjese e rregullave te lojes, si rrjedhoje e nje qendrimi pragmatist.... . Por shpeshhere edhe te detyruar...
Richard Nikson ka thene: Politikani mbeshtetet ne tre kollona:Idealet, Idete dhe Pragmatizmi. Ne kete loje politike gjykimi perfundimtar eshte ne doren e "popullit" ose thene me qarte votuesit i cili ne realitet "imponohet" nga nje fuqi anonime, fluide, e padukshme qe quhet opinioni publik, por qe zakonisht eshte opinion abstrakt, "elitar', "intelektual" qe plazmohet ndryshe nga opinioni publik real, ne varesi te interesave lidhur me pushtetin (opoziten). Ky opinion mundohet te mbaje nen diktatin e tij shumicen e popullsise qe lexon dhe ndjek mediat, por dhe zhvillimet politike ne vend. Inteligjenca njerezore ben shpesh nje lidhje te padukshme nga mesazhet dhe "vlerat" qe vijne nga mediat, dhe ato qe vine nga perditshmeria. Me perditshmeri kemi parasysh te ardhurat qe duhen siguruar, femijet qe duhen rritur dhe siguruar, puna qe duhet garantuar, jeta dhe qytetet qe duhet te jene te sigurt per te jetuar, e shume probleme te tjera, e ne te njejten kohe disa principe te thjeshta morale, qe i kane rrenjet ne thellesi te shpirtit njerezor. Me institucione te reformuara, politika do te kthehet te behet popullore(jo demagogjike), duke krijuar lidhje te forta me njerezit, qe sado "apolitik"te jene, kane interesa te drejtperdrejta nga zgjidhjet qe afron politika per jeten e tyre. Natyrisht kohet ndryshojne, mbijetojne vetem ata qe ndryshojne bashke me kohen. Per ne te djathtet tradicional konservator identiteti, idealet ecin perkrah progresit dhe te ardhmes.
Perpara disa ditesh ju bete nje dalje publike, ku kritikuat ligjin per SHISH-in, te nesermen e asaj dite bete nje dalje tjeter ne nje reality show mjaft te ndjekur, ku mbrojtet nje opinion dhe person te caktuar. Sidoqofte pa ndryshuar nderimin per ju si perfaqesues i nje shteti te madh mik, me lejoni t'ju shpreh pikpamjet e mija te kunderta me ju. Shkelqesi, deri sot jane bere shume ligje ne Shqiperi dhe une kam pritur reagimin tuaj dhe te kolegeve ambasadore, i cili fatkeqesisht deri sot nuk ka ardhur. Ne Shqiperi akoma nuk eshte denuar Enver Hoxha dhe komunizmi si sistem, nderkohe qe Amerika ka qene ne balle te luftes kunder komunizmit!
Ish-te perndjekurit (me gjithe perpjekjet e kesaj maxhorance nga 2005 e sot) akoma nuk kane gjetur zgjidhje per problemet dhe kerkesat e moralshme e te ligjshme qe ata kane. Pronaret legjitim akoma nuk kane zgjidhur ceshtjet e pronave te tyre. Ne kete pike besoj se jemi te gjithe dakort se, pa u zgjidhur problemi i prones ne Shqiperi, zhvillimi dhe perparimi do te jene tee ngadalte e pse jo, me probleme.... Nje muaj me pare u zbuluan disa eshtra, ka dhe shume te tjera te pazbuluara te cilat do te ishin pjese e aktakuzes kunder komunizmit. Ne kemi heshtur dhe kemi pritur shume, pasi mendojme se e verteta nuk eshte asnjehere me elokuente dhe bindese, se sa kur flet nepermjet heshtjes. Une kam pritur shume qe ju te flisni, ju keni folur, por asnjehere qarte, gjithmone si diplomat, keni folur shume, pa thene asgje. Pafundesisht kam pritur ta mbronim me force ligjin e lustracionit, i cili do ta pastronte administraten nga te inkriminuarit e sistemit komunist. Gjithashtu kam pritur te reagonit kunder ligjit elektoral, i cili penalizonte (si u vertetua dhe ne fakt)partite e vogla dhe favorizonte partite e medha. Kurse per ligjin e SHISH-it dhe problemin e homoseksualitetit ne reality show ju ishit i drejtperdrejte. Pavaresisht se ndaj ide te kunderta me ju per dy problematikat, qe ju keni artikuluar dhe mbrojtur publikisht, kam bindjen se problemet e komunizmit, eshtrat e te pushkatuarve nga komunizmi, pronat, te perndjekurit etj, jane me te rendesishme per t'u mbrojtur dhe perkrahur, haptas dhe fuqimisht nga ju. Ashtu si mbrojtet nje person dhe nje problem, kam shpresuar dhe ende shpresoj qe te mbroni kauzen, te merrni pjese ne perkujtimore si e Havzi Neles psh, por edhe te ngrini zerin per denimin e krimineleve qe e cuan ne litar. Ne plumb e litar si Vilson Blloshmi, Genc Leka apo Havzi Nela kane perfunduar me mijera te tjere dhe une kam pritur ti nderoni ata, sepse te gjithe pa perjashtim kane pasur enderr Ameriken. Im ate me ka treguar se ne burg, kane qene te shumte ata qe ishin denuar thjesht se kishin degjuar zerin e Amerikes. Keta presin qe ju ti nderoni per ate qe vuajten, qe ju te flisni ne mbrojtje te tyre, por....... Ne, nje pjese e shqiptareve, patem fatin e ngjashem me hebrenjte.
Nje perfaqesues politik i te majtes, para dy javesh eshte shprehur publikisht se financohet nga ambasada SHBA dhe ajo Hollandeze(ju kerkoj ndjese nese ai ka spekulluar me emrin tuaj)dhe ky person ka qene protagonist i festave me travestite?!!!!!Dikur nje diplomat i huaj kundershtise per menyren e marrjes te pushtetit nga e majta ne 97, i pergjigjej se;E vetmja menyre qe e majta te leshonte armet ishte dhenia
e pushtetit. Sot e majta po perdor arme dhe personazhe te reja...
E kam theksuar shpesh se ne te djathtet konservator nuk jemi thjesht ruajtes te nostalgjive te se kaluares, por llogaritaret dhe arketaret e vlerave me te mira te kombit. Vazhdimesia e tradites eshte boshti i idese konservatorizmit. Tradita mbeshtetet mbi vetedijen e grumbulluar nga e kaluara, per ta perdorur si udherrefyese per te ardhmen. Tradita nuk eshte varreze e gjerave te cmuara, prej te cilave kemi trasheguar endrra dhe ide hipotetike per nje bote me te mire, por thesari i vlerave. Ne vujtem pa u qare, por kishim shume endrra qe na e lehtesuan jetesen ne ferr. Te strehohesh ne nje enderr per te shpetuar nga ferri. Ne gjetem strehe ne endrren Amerikane. Po ju ????