Borxhi, apokalipsi i botes ne vitin 2012
Duket se me e keqja per ekonomine boterore, nuk ka kaluar ende. Alarmin e ka leshuar dje agjencia prestigjioze amerikane e vleresimit te korporatave dhe vendeve "Moody", e cila paralajmeron se bota rrezikohet nga nje katastrofe gjigante, per shkak te nje sasie te stermadhe borxhesh prej 700 miliarde dollaresh, te cilat jane marre nga kompani te cilesise se ulet, para vitit 2007 afati per pagesen e te cilave skadon mes viteve 2012 dhe 2015. Nje tjeter problem eshte ai i maturimeve qe ne vitin 2012 do te arrijne ne 155 miliarde dollare. Ne te njejten kohe, kerkesa parashikon "Moody" nga qeverite e vendeve te zhvilluara per borxhe, do te jete e larte gje qe mund te sjelle pamundesi per rishitjen e tyre dhe falimentime ne shkalle te gjere. E ne kete telash gjigant, borxhlinjte me te medhenj jane Shtetet e Bashkuara. Sipas gazetes "New York Times", qeveria e Amerikes e vetme do te kete nevoje te marre borxh afersisht 2 trilione dollare ne 2012, te nevojshme per te financuar deficitin e buxhetin e shtetit dhe rifinancimin e borxhit ekzistues. Duke ecur ne keto parametra, Sipas "Moody", SHBA eshte duke humbur nga vleresimi per borxhin. Por "Moody" vlereson se po kaq ne gjendje te rende jane edhe kompanite. Te cilat per shkak te krizes financiare qe kaluan, kane shkurtuar investimet, punonjesit, nga ana tjeter shpenzimet konsumatore jane ulur duke i vene ato ne veshtiresi per shlyerjen e detyrimeve ndaj bankave. Duke pasur parasysh se interesi qe ofrohet ne tregun nderkombetar per likuiditetet eshte i larte. Duke e cilesuar borxhin global nje apokalips per ekonomite e botes ne 2012, "Moody" vlereson se apokalipsi i vertete nese mund te ndodhe ne 2012 do te shpetoje boten njehere e mire nga borxhi ne te cilin eshte perfshire.
Paralajmerimi i FMN, si kercenohet bota nga borxhet
Fondi Monetar Nderkombetar qysh ne vitin 2004, paralajmeroi se problemet ne ekonomine amerikane paraqesin rrezik te madh per pjesen tjeter te botes. Ky grup financiar me qender ne Uashington, tha se rritja e parashikuar e borxhit publik amerikan gjate dekades se ardhshme do te ndikoje ne rritjen e interesave bankare gje qe do te sillte si pasoje nje ngadalesim ne investimet dhe prodhimin global. FMN-ja paralajmeron gjithashtu se niveli teper i larte i borxhit te jashtem amerikane po ushtron trysni mbi dollarin, duke rrezikuar luhatje te medha dhe te papritura ne nivelin e kembimit. Fondi thote se ka ende kohe, por jo shume per t'i zgjidhur keto probleme. Kjo "profeci" e FMN 6 vite me pare, tashme duket se po behet realitet. Pikerisht kjo krize e financave ne SHBA ka zhytur globin nje krize per ecurine e se ciles nuk ka parashikime te sakta. Pavaresisht se, Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane shkaktar i nje krize e konsideruar tashme globale, sistemi ne teresi atje eshte ne nje pozicion me te mire se shumica e vendeve te Evropes Perendimore. Ndoshta Britania nuk do te jete dhe aq keq, por Gjermania, Italia, Franca, Spanja, Portugalia dhe i gjithe komuniteti evropian ndodhet tani ne veshtiresi. Ne se ka ngadalesim ne Shtetet e Bashkuara, ate do ta ndjejne gjithashtu vendet ne zhvillim, vecanerisht partneri me i madh tregtar i Shteteve te Bashkuara, Kina. India nga ana tjeter, do te perfitonte, sipas analisteve amerikane, ne se kompanite amerikane eksportojne me teper vende pune, si reagim ndaj ngadalesimit ekonomik ne vend. Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane vendi me ekonomine dhe teknologjine me te madhe dhe me te zhvilluar ne bote me te ardhura per fryme 43 500 USD. Ne kete treg ekonomia eshte e orientuar drejt individeve dhe bizneseve. Kompanite e amerikane kane bashkepunime te medha me partneret ne Evropen Perendimore dhe Japoni duke shtrire kapitalet e tyre dhe duke ndikuar ne punesim dhe promovimin e produkteve te reja. Ndaj dhe cdo luhatje ne ekonomine e SHBA percon efekte ne te gjithe ekonomine globale.