E Diel, 1 Nëntor 2026

Komuniteti i biznesi aprovon projektligjin per minierat

Keshilli Konsultativ i Biznesit e ka aprovuar dje projektligjin "Per sektorin minerar ne Republiken e Shqiperise". I mbledhur nen drejtimin e ministrit te Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Dritan Prifti, KKB diskutoi mbi draftin e hartuar nga METE dhe u shpreh ne favor te tij, duke vleresuar risite qe sjell ky projektligj ne sektorin e lejeve minerare. Duke u ndalur te projektligji "Per Sektorin Minerar ne Republiken e Shqiperise", ministri tha se, ndryshimet e bera ne te jane thelbesore dhe do te bejne te mundur elinimimin e abuzimeve me lejet minerare ne vendin tone. Zoti Prifti vuri theksin te konceptet e reja qe parashikon projektligji, sic eshte ai i ndarjes se rentes minerare me pushtetin vendor, ku propozimi i METE eshte qe 25 per qind e vleres se rentes minerare t'i kaloje pushtetit vendor. "Ne kemi futur disa koncepte qe jane te nevojshme, sic eshte ai i ndarjes se rentes minerare me pushtetin vendor, nje kerkese qe e ka bere personalisht Kryeministri. Pushteti vendor, ne cdo rast, duhet te perfitoje nje pjese te rendesishme te rentes minerare dhe propozimi yne eshte ne vleren 25 per qind te saj", u shpreh ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes. Nje tjeter risi e projektligjit, ne te cilen u ndal ministri, eshte dhe ajo e garancise financiare. Sipas ketij koncepti, nje subjekt qe kerkon te marre nje leje minerare duhet te plotesoje garancine financiare, e cila konsiston ne depozitimin ne nje banke te 10 per qind te vleres se investimit te parashikuar per lejet e shfrytezimit, cka do te sjelle dhe ne eliminimin e mundesive qe lejet minerare te jepen per kompani qe nuk kane mundesi t'i shfrytezojne ato. Ne rast se subjekti minerar arrin qe ta realizoje kete plan investimi brenda vitit te pare, atehere kjo shume i kthehet. "Kemi vene disa kritere ne lidhje me madhesine e siperfaqes per nje leje minerale. Keto ndryshime jane te nevojshme per ta disiplinuar me mire kete sektor, ne favor te shtetit, te kompanive qe jane serioze, por dhe ne favor te komunitetit e te pushtetit vendor", u shpreh ministri Prifti.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›