Autostrada Vërmicë– Prishtinë do të nisë këtë vit
“Aktualisht jemi në procesin e marrjes së vendimin për fillimin e punimeve për autostradën Vërmicë - Prizren – Prishtinë - Merdare. Ky projekt do të fillojë sivjet. Qeveria i ka mundësitë, i ka potencialet. Janë duke u respektuar të gjitha procedurat me transparencë të plotë dhe me prezencë e mbështetje edhe të Bankës Botërore. Në këtë drejtim, për Qeverinë e Kosovë nuk do të ketë asnjë dilemë”-theksoi kryeministri Thaçi.
Ndërkohë, kreu i qeverisë së Kosovës, ka mirëpritur rikthimin e policëve të komunitetit serb në Policinë e Kosovës. Kryeministri Thaçi tha se ky është mesazhi më i mirë se ne po ndërtojmë vend demokratik, me shoqëri shumetnike, me perspektivë të sigurt të vlerave të demokracisë qytetare.