Kosova marrëdhënie diplomatike me Malin e Zi
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi. “Institucione efektive dhe zero tolerancë ndaj krimit, vendosje e mardhënieve të mira diplomatike dhe ndër fqinjësore si dhe integrim me hapa të sigurtë në strukturat dhe institucionet e rëndësishme euro – atlantike, ishin mesazhet e kryeministrit, Hashim Thaci, me të cilat filloi mbledhja e rregulltë e Qeverisë. Për sa i përket thirrjes së presidentit serb Boris Tadiç, për mos pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje, Krasniqi tha se ky qëndrim i Beogradit zyrtar nuk e befason askënd sepse në esencë ka destruktivitet dhe qëllime të këqija.