E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia duhet të zgjidhë çëshjen e kufirit me Kosovën

Sipas tij, nga mesi i korrikut Komisioni Evropian do të paraqitet me një propozim ligjor, i cili do të bëjë të mundshëm regjimin pa viza për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë deri në fund të vitit 2009.

Në një intervistë për Radion Deutsche Welle, Billstrom ka thënë se kur bëhet fjalë për Kosovën ekzistojnë dy çështje kyçe për të cilat ende po bisedohet. Të gjitha këto në kontekstin e plotësimit të kushteve të cilat Serbisë i janë vënë në Hartën e rrugës.

"Fjala është për sigurimin e kontrollit adekuat të linjës kufitare me Kosovën dhe dhënien e pasaportave serbe për qytetarët e Kosovës. Për këto çështje ende po bisedojnë Komisioni Evropian dhe autoritetet e Serbisë, ndërsa presidenca suedeze e BE-së po përcjell me vëmendje këto bisedime. Shpresojmë që kjo çështje do të zgjidhet me kohë, në mënyqë që Serbia t'u bashkohet vendeve që janë liruar nga regjimi i vizave", ka sqaruar ai. /QiK/

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›