E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daci pret ambasadorin shqiptar Lauka

Sipas Dacit ''këto zgjedhje do të duhej të ishin model edhe për Kosovën'', bëhet e ditur në një komunikatë të LDD-së. “Monitorimi i procesit të votimit dhe numërimit të votave me anë të kamerave për zgjedhjet lokale në Kosovë do të ishte një siguri shumë më e fuqishme për mbarëvajtje të procesit”, tha Daci. Akademiku Daci falenderoi angazhimin e Shqipërisë për njohjet e reja për Kosovën si dhe për kontributin për të krijuar një stabilitet politik në Kosovë.

Daci dhe Lauka diskutuan rreth raporteve mes të dy shteteve me angazhime për vazhdimin dhe thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera Kosovë-Shqipëri. Lauka vlerësoi kontributin e Dacit në ngritjen dhe konsolidimin e institucioneve të para të Kosovës si dhe për kontributin e tij në shkencë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›