Autostrada Vermicë-Merdare, nis ceremonia e inaugurimit të punimeve

Në pikën kufitare në Vërmicë, fillojnë punimet për ndërtimin e projektit madhor të autostradës, Vërmicë-Merdare. Në ceremoni kanë marrë pjesë personalitetet më të larta nga Kosova dhe Shqipëria si dhe qytetarë të shumtë. Fillimin e punimeve, duke aktivizuar një shpërthim eksplozivi, do ta bëjnë Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Shqipërisë Sali Berisha. Ndërtimi i autostradës Vërmicë - Merdar do të mundësojë edhe punësimin e rreth katër mijë njerëzve.
Zyrtarë të Qeverisë thonë se gjatë tre vjetëve të ardhshëm, sa parashihet të zgjasë projekti, rreth 40% të punimeve do t'i kryejnë kompanitë vendore. Autostrada Vërmicë - Merdar është njëri ndër projektet që ka ngjallur, përveç tjerash, debate të shumta politike. Partitë e koalicionit qeverisës e mbrojnë projektin dhe qasjen e qeverisë ndaj tij. Opozita, ndërkohë, kritikon institucionet për mungesë transparence dhe mos zgjedhje të kohës së duhur për realizimin e projektit.