Sejdiu: Autostrada, shënon fundin e ndarjes së imponuar
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu deklaroi gjatë ceremonisë së inaugurimit të autostradës Vermicë-Merdare se me ndërtimin e kësaj rruge po nis jeta e një ëndrre të hershme të Kosovës.
Sipas tij kjo rrugë ka domethënie pasi shënon përfundimin e ndarjes së imponuar duke shtuar se me autostradën, përmes Kosovës do tu japim mundësi qytetarëve të shijojnë bregdetin e Adriatikut dhe e anasjellta do shkurtojnë largësinë e Shqipërisë nga Prizreni.
"Kosova do të afrohet me detin ndërsa Shqipëria do të ketë mundësi më shumë për lidhje me Ballkanin perëndimor", u shpreh Sejdiu duke shtuar se ata që kanë kundërshtuar lidhjen e dy vendeve për shkak të kostos së lartë të autostradës do të binden për të kundërtën nisur nga përfitimet.
"Më lejoni të përgëzoj qeverinë e Shqipërisë dhe qeverinë e Kosovës që nuk u lëkundën për asnjë çast nga misioni për ta bërë të mundur këtë rrugë", theksoi Sejdiu.