Berisha: Sot, inagurohet koridori i kombit

Sot këtu në Prizren janë drejtuar mendja dhe zemra e gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen. Kështu e nisi fjalimin e tij kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha në ceremoninë e inaugurimit të autostradës Vermicë-Merdare. Sipas tij qeveria e Kosovës edhe njëherë i faktuan kombit se ata janë të vendosur për çdo vendim në interesin kombëtar dhe se në inters të kombit nuk njohin çmim.
"Inagurimi i koridorit të kombit vetëm më pak se dy vjet që Kosova është e pavarur dëshmon se çfarë mund të bëjnë shqiptarët e lirë për të ndërtuar të ardhmen që meritojnë" theksoi Berisha.
Ai shtoi gjithashtu se koridori i kombit i hap Tiranës rrugën më të shkurtër drejt rajonit dhe Europës.
"Korridori së shpejti do të jetë bashkëpunim dhe miqësie me vendet e rajonit dhe kam bindjen se nga ky korridor do të përfitojë edhe Serbia jo më pak se Shqipëria shtoi Berisha.
Ndërkohë Berisha edhe njëherë deklaroi vendimin e qeverisë shqiptare për ndërtuar hekurudhën që do të lidh Tiranën me Prishtinën.