E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë/ Dell: Rruga e re, ushtrim i pavarësisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Christopher Dell deklaroi në ceremoninë e inaugurimit të rrugës Vermicë-Merdare se "kjo është një rrugë vendimtare në rrugëtimin e Kosovës për të qenë një shtet i aftë të marrë vendimet e veta duke caktuar cilat janë nevojat". Mendoj, vijoi ai, se kjo rrugë që është një ndër më të kushtueshmet shënon fazën e re të ushtrimit të pavarësisë së saj.

"çdo kusht që vë në pikëpyetje nëse ky është një vendim i drejtë le të shikojë këta qindra qytetarë që kanë ardhur këtu. Ne jemi të nderuar që populli i Kosovës ka zgjedhur një kompani amerikane që të jetë krahas përpjekjeve të tyre për ndërtimin e rrugës. Jemi krenar që jemi në këtë përpjekje kombëtare dhe mund tu them se Kosova ka mundur të mbështetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës", u shpreh Dell.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›