Autostrada dhe zhvillimi ekonomik
Luljeta Krasniqi
Ekspertet per ceshtje ekonomike dhe perfaqesuesit e bizneseve kosovare konsiderojne se autostrada Durres-Kukes-Morine, do te kete nje rendesi te vecante ekonomike, si dhe do te nxise investime te huaja. Autostrada Durres-Kukes-Morine do te jete gjysmake, nese edhe Kosova nuk kryen punen e saj deri ne fundndertimin e autostrades Vermice-Merdare, vleresojne eksperte per ceshtje ekonomike dhe perfaqesues te bizneseve ne Prishtine. Eksperti per ceshtje ekonomike, Safet Gerxhaliu, duke e konsideruar si nje projekt madhor dhe te nje rendesie te vecante, pohon se me perfundimin e punimeve te kesaj autostrade, do te ngrihet atraktiviteti i Kosoves dhe i Shqiperise per forma te avancuara te biznesit nderkombetar. Megjithate, Gerxhaliu thote se nuk duhet te kete nje doze te madhe optimizmi ne kete drejtim. Ai thote se para se te finalizohet projekti madhor, duhet te detajizohen dhe te zgjidhen disa ceshtje teknike. "Kembimi tregtar ne mes Kosoves dhe Shqiperise eshte me teper kembim i dy kompanive te dy vendeve, nese analizohet aspekti kuantitativ i kembimit dhe ne kete drejtim, si duket, eshte nje segment, i cili e ngadaleson kete proces te bashkepunimit ne raport te komunitetit te biznesit Kosove-Shqiperi", tha Gerxhaliu.
Nje ceshtje tjeter qe duhet te zgjidhet me insistim te dy qeverive, sipas z. Gerxhaliu, eshte krijimi i kushteve me te mira per bizneset kosovare, te cilat veprimtarine e tyre deshirojne ta zhvillojne ne Shqiperi. "Bizneset e Shqiperise jane me se te mireseardhura dhe kane nje hapesire te lire te manovrimit profesional, derisa per kompanite kosovare, Shqiperia nuk eshte mjaft mikpritese. Deri me tani, asnje biznes kosovar nuk ka arritur te krijoje qendrueshmeri dhe stabilitet atje", tha Gerxhaliu.
Edhe kryetari i Institutit Riinvest, Muhamet Mustafa, pohon se autostrada Durres-Kukes-Morine eshte nje projekt i rendesishem, pasi, sic thote ai, kompenson ngecjet e Kosoves dhe Shqiperise ne integrimin e tyre ne korridoret evropiane. "Per te gjitha vendet, por sidomos per Shqiperine dhe Kosoven, por edhe per Evropen jugore dhe qendrore, krijon nje lidhje me te shkurter dhe me racionale. Do te ndikoje ne uljen e kostos se transportit, por do te kete edhe efekte anesore ne rritjen e prodhimit bujqesor, ne rritjen e turizmit, ne zhvillimin e porteve ne Shqiperi", vleresoi profesor Mustafa.
Kryetari i Aleances Kosovare te Biznesit, Agim Shahini, thote se hapja e tunelit te Kalimashit eshte nje kryeveper per zhvillimin e ekonomive te te dyja vendeve, duke perfshire qarkullimin e njerezve, rritjen e turizmit dhe rritjen e mallrave qe kalojne transit permes Kosoves. "Deri sot, Kosova ka qene nje vend i izoluar ne kuptimin e daljes ne det. Tash, Kosova ka dalje ne det me nje infrastrukture shume bashkekohore. Tash, Kosova ka edhe portin, i cili i eshte premtuar dhe keto potenciale duhet te shfrytezohen qe te kemi rritje te ekonomise", u shpreh Shahini. Ai thote se institucionet e Kosoves duhet te pergatisin infrastrukturen fizike dhe ligjore dhe te ngrene nivelin e menaxhimit te kufijve dhe te sherbimeve, qe kerkohen per mallrat qe mund te jene mallra transite.
"Hapja e autostrades se Shqiperise eshte gjysmake nese nuk hapet edhe autostrada e Kosoves. Prandaj, investitoreve te huaj do t'u jepet nje mundesi me e mire nese kjo rruge do te lidhe korridorin 8 dhe 10", tha Shahini.
Autostrada Durres-Kukes-Morine, punimet pritet t'i perfundoje gjate ketij muaji, nderkohe dje eshte bere hapja e tunelit te Kalimashit nga kryeministrat e Shqiperise dhe Kosoves.
RFE