"Duam voten tuaj, te ndryshojme Shqiperine"
Kandidati per deputet i Partise Socialiste ne Qarkun e Durresit, Blendi Klosi, ne kuader te takimeve me banoret per fushaten elektorale, eshte ndalur ne fshatin Maminas, ku iu ka premtuar banoreve, se pas 28 qershorit, me qeverine e re te drejtuar nga Partia Socialiste, te gjithe fermeret, mjeket, arsimtaret, do te kene me shume dinjitet. Kjo gje do te arrihet sipas tij, fale politikave mbeshtetese te programit te ri qeverises. "Maminasi vazhdon te ngelet nje zone e begate. Nje zone e begate qe nuk ka pasur ne asnje rast kujdesin e shtetit, nje zone e begate e cila eshte pafytyresish per te gjithe politikanet e sotem, e pambuluar me sistemin vadites", u shpreh Klosi. Sekretarit Organizativ ne PS, tha se socialistet duan voten per te punuar, per te ndryshuar Shqiperine, per te ndryshuar atdheun tone. "Ne jemi ne kete fushate elektorale per t'ju ngritur juve shpresen, qe kjo Shqiperi mund te ndryshoje dhe mund te ndryshoje me me shume dinjitet per fshatarin, per fermerin, biznesmenin, arsimtarin dhe me shume dinjitet per te gjithe ata te cilet kerkojne te jetojne ne shekullin e 21, ashtu sic i talon shqiptareve", tha Klosi