PS: Kartat, ndjekje penale per MB
Denis Dedej
Sic ishte edhe paralajmeruar prej disa kohesh nga zyrtare te selise roze, Partia Socialiste mori dje vendimin e pare politik, ne funksion te zgjedhjeve parlamentare. Pas mbledhjes se sekretariatit ekzekutiv te partise me te madhe ne opozite, mesditen e djeshme, sekretari per Ceshtjet Zgjedhore, Kastriot Islami, beri te ditur per mediat se, eshte vendosur qe te behet nje kallezim penal per shperdorim detyre dhe falsifikimin te informacioneve zyrtare nga ana e drejtuesve te larte te Ministrise se Brendshme. Sipas zyrtarit socialist, pasi nuk moren pergjigje per kerkesat e tyre legjitime per transparence dhe informim lidhur me te gjitha paqartesite perdite e me te renda te procesit te pajisjes me leternjoftim zgjedhor, si edhe bazuar ne nje analize paraprake te te dhenave zyrtare ne kater disqe me te cilat eshte mjaftuar Ministria e Brendshme, verejne disa probleme. "Mjaftojne kundershtite dhe faktet e nxjerra nga analiza e vete informacionit qe kemi marre nga Ministria e Brendshme per te ngritur hipotezen dhe akuzen e shperdorimit te detyres dhe falsifikimit te te dhenave zyrtare, permes dhenies se informacionit te rreme, per qellime qe bien ndesh me ligjin", vleresoi eksperti socialist. Sipas Islamit, informacionet e Ministrise se Brendshme, duke rene ndesh me njera-tjetren ne menyre flagrante dhe duke u shfaqur te ndryshme nga njeri disk tek tjetri, rezultojne jo vetem te rreme, po edhe te manipuluara. Ai tha se shifra zyrtare prej 730 mije votuesish pa pasaporte, mbi te cilen Ministria e Brendshme ka kembengulur, rezulton e pavertete dhe e zvogeluar ndjeshem. "Numri i personave qe kane aplikuar rezulton kontradiktor dhe ndryshon nga njeri disk ne tjetrin, duke nxjerre per votuesit pa pasaporte nje shifer te zmadhuar, ne kundershti me te dhenat e pergjithshme dhe shifrat e dhena ne dinamike", sqaron rezultatet e arritura nga analiza e bere prej eksperteve socialiste, sekretari per Ceshtjet Zgjedhore te kesaj partie. Ne keto kushte, sipas Islamit, kur nga njera ane iu jepet vetem nje pjese e te dhenave te cilat rezultojne alarmante, te rreme e te manipuluara. "Nga ana tjeter na fshihet me kembengulje lista e qytetareve me pasaporte, si edhe lista e plote e aplikanteve te deritanishem per leternjoftim, PS po perpilon kallezimin penal per drejtuesit e larte te Ministrise se Brendshme qe merren direkt me kete proces", shpjegoi vendimin e marre nga Partia Socialiste, Kastriot Islami. Sipas tij, te gjitha keto konkluzione paraprake jane rezultat i nje ekspertize te nivelit me te larte teknik dhe do te thellohen ne oret ne vazhdim nga grupi yne i eksperteve. Nderkohe, vijoi Islami, nga dita e neserme kundershtite dhe faktet e nxjerra nga ky hetim do t'i behen me dije komunitetit nderkombetar. Debati midis Partise Socialiste dhe Ministrise se Brendshme, po zhvillohet prej disa ditesh nepermjet deklaratave dhe letrave publike. Megjithese Ministria e Brendshme iu eshte pergjigjur tre kerkesave te bere nga selia roze ne rruge zyrtare, keto te fundit pretendojne se te dhenat e marra, nuk jane ato te kerkuara.
KALLEZIMI
"Partia Socialiste e Shqiperise, po perpilon kallezimin penal per drejtuesit e larte te Ministrise se Brendshme qe merren direkt me kete proces", beri te ditur dje per mediat, sekretari per Ceshtjet Zgjedhore ne seline roze, Kastriot Islami.
KERKESAT E SOCIALISTEVE
1. Listen elektronike, me emer, atesi, memesi, mbiemer, datelindje dhe numer pasaporte te votuesve me pasaporte te vlefshme, kjo e dhene duhet te jete e perditesuar me te dhenat deri ne daten 28 maj 2009; nuk kerkojme qe ne kete liste votuesish te jepni asnje te dhene konfidenciale qe mund te bjere ndesh me mbrojtjen e te dhenave personale;
2. Listen elektronike me emer, atesi, memesi, mbiemer, datelindje dhe numrin e aplikimit te 1.013.359 aplikanteve per leternjoftimi, pikerisht ate shifer qe deklaroi Ministri ne konferencen per shtyp te dates 29 maj 2009.
3. Listen elektronike me emer, atesi, memesi, mbiemer, datelindje dhe numer te aplikimit te te gjithe aplikanteve qe kane marre ne dore leternjoftimin, te perditesuar me te dhenat e dates 28 maj 2009.