E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati per kartat dhe Durres-Kukes, jo fushate

Bordi i Monitorimit te Medias kerkon qe te gjitha kronikat e dhena ne media per kartat e identitetit, te konsiderohen si "kohe qeveritare", pra ne favor te mazhorances ne pushtet, ne kete fushate elektorale. I mbledhur diten e djeshme, ky bord miratoi me kater vota pro dhe tre kunder, qe cdo deklarim i Ministrise se Brendshme qe behet lidhur me te dhenat e procesit te aplikimit dhe prodhimit te kartave te identitetit, te konsiderohet "kohe qeveritare". "Deklarimet jashte ketij institucioni nga cilido subjekt politik, lidhur me ceshtjen do te quhet "kohe fushate", vendosi ky bord. Per rrjedhoje, cdo media tashme duhet te jete e kujdesshme, ne balancimin e cdo thirrje qe do te behet nga Ministria per kartat, qe ta kompensoje me me shume kohe per te majten ne opozite, ne kete fushate te sapo nisur elektorale. "Ne mendojme se kartat e identitetit jane pjese e infrastruktures qe lidhet drejtpersedrejti me fushaten zgjedhore dhe si rrjedhim, kjo kohe duhet t'i faturohet titullarit te institucionit", u shpreh dje me vendim ky Bord. Po keshtu edhe koha televizive per ceremonine e perurimit te tunelit te segmentit rrugor "Rreshen-Kalimash" te konsiderohet "kohe qeveritare". Pra, reklame pro qeverise ne pushtet. Po keshtu, kerkohet qe reklamat e institucioneve publike llogariten ne kohen e subjektit politik, te cilit i perket titullari i institucionit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›