E Diel, 1 Nëntor 2026

Autostrada drejt Elbasanit në pranverë të vitit 2013

 Kjo u bë e ditur nga ministri i Punëve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi, i cili theksoi se deri më tani në tunel është kryer 50 % e punimeve.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kontratës për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan me grupin Actor dhe Copri, Olldashi theksoi se pas dy ditësh pritet që punimet të nisin në terren. Ministri vlerësoi ofertat e dy kompanive për ndërtimin e kësaj autostrade, që sipas tij siguruan një ulje të ndjeshme nga parashikimi i kontratës së vlerës e autostradës.  Fondet për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan janë siguruar nga Banka Islamike për Zhvillim, Aby Dhabi dhe OPEC.

Avantazhet e një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore, autostradës Tiranë-Elbasan, pritet të jenë të shumta. Sipas ekspertëve, kjo rrugë do të kthejë qytetin e Elbasanit në një zonë shumë të zhvilluar, pasi përmes saj do të ketë fluks transaksionesh tregtare e që priten të arrihen brenda 2 vitesh.

Autostrada e re shkurton mbi 50 minuta, në distancë e shpejtësi, rrugën drejt Elbasanit dhe kjo jo vetëm për qytetarët e Elbasanit, por edhe për qytetarët e Sarandës e Konispolit, Delvinës e Gjirokastrës, Tepelenës e Përmetit, Skraparit e Beratit, Gramshit, Kolonjës, Korçës, Pogradecit e Librazhdit, duke qenë ajo segmenti i parë e më i rëndësishmi i Boshtit të Jugut. /Start/

                                                                                             2012-02-13 16:38
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›