Konfindustria: Çmimet e sigurimeve, dëme në milliona euro
13/02/2012 Ndryshimet e çmimeve të siguracioneve ka ngjallur reagimin e Konfindustrisë. Ky reagim vjen pasi vetëm nga fiksimi i fundit që i është bërë çmimeve të policës së sigurimit të automjeteve ka pasur një rritje të kostos në disa miliona euro. Ata shprehin shqetësimin, se janë në kundërshtim të plotë me rregullat bazë të funksionimit të ekonomisë së tregut të lirë. Sipas tyre, ky ndryshim çmimesh përbën shkelje ligjore, pasi sigurimi i punëtorëve është i detyrueshëm me ligj. Çka i detyron bizneset të paguajnë çfarë do lloj çmimi që vendosin kompanitë e sigurimeve. Ato janë kundër në mënyrën se si është ndërtuar ky treg dhe se si funksionon. Për zgjidhjen e këtij problemi, Konfindustria ka hartuar disa ide siç janë “Heqjen e sigurimit të detyrueshëm të të gjitha kategorive të makinave për biznesin dhe qytetarët e kthimin plotësisht në sigurim vullnetar. Lehtësimin e kushteve të licencimit me qëllim nxitjen e hyrjes së operatorëve të rinj të sigurimit në tregun shqiptar”. Këto ide do të mundësojnë një treg më të madh të kompanive të sigurimeve dhe do të krjonte një treg me çmime më konkurruese. Të tilla masa duheshin marrë që në momentin kur u liberalizua tregu i sigurimeve, në mënyrë që të mos ndodhnin të tilla ndryshime. Kofindustria bëm apel që këto rritje çmimesh. Sigurimi i automjeteve përbën pjesën më të madhe të tregut të sigurimeve.
-Lehtësimi i licencimit bën të mundur që të ngrihen edhe kompani të tjera sigurimesh. Këto kompani do të bënin konkurrencë të drejtpërdrejtë me kompanitë ekzistuese. Kjo konkurrrencë do të bënte një ndryshim çmimesh dhe do të parandalonte mundësinë e krijimit të oligopoleve. Çka do të çontë në minimizimin e rreziqeve financiare që i shfaqen bizneseve dhe qytetarëve.