E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autostrada e re Tirane -Elbasan, vetem per 15 minuta

Udhetimi nga Tirana ne Elbasan dhe anasjelltas pritet te zgjase 15 minuta, nga 1.5 ore qe

eshte aktualisht, me ndertimin e autostrades se re, variantet per te cilen po studiohen nga

nje grup pune i Ministrise se Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.

"Nje nga variantet eshte ai qe nis nga Kashari, kalon ne Vaqarr e del ne Paper te Elbasanit, ku parashikohet ndertimi i disa tuneleve te shkurter. Per kete variant, prane MPPTT-se, ka mberritur nje kerkese per koncesion per ndertimin e nje autostrade me 6 korsi nga Durresi ne Kashar, qe pergjysmon distancen", tha dje nendrejtori i Pergjithshem i Rrugeve prane Ministrise se Puneve Publike, Skender Cotaj. Ndersa nje tjeter variant, vijoi ai, eshte aksi rrugor qe kalon ne anen lindore te Kerrabes, duke filluar nga Sauku, Mulleti, me tej ne Qafe- Krrabe, per te perfunduar ne Bradashesh te Elbasanit, nje autostrade kjo me 4 korsi, qe perfshin ndertimin e nje tuneli ne Krrabe, i gjate 3 kilometra. Per nendrejtorin, Cotaj, ndertimi i autostrades Tirane-Elbasan mbledh trafikun e boshtit qendror jugor si dhe shkurton me 1.5 ore, udhetimin drejt Tiranes.

Ndonese prane MPPTT-se ka mberritur kerkesa e pare per koncesion, per ndertimin e autostrades Tirane-Elbasan, Cotaj theksoi se qeveria eshte e gatshme ta ndertoje kete aks edhe me fondet e veta. Projekti qe do te perzgjidhet, pritet te konkretizohet ne fillim te vitit te ardhshem. "Me eksperiencen e fituar, ndertimi i autostrades Tirane- Elbasan nuk do te kerkoje me shume se 2 deri ne 3 vjet", perfundoi Cotaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›