E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotja e liqenit, Taulant Bino: Situata drejt normalizimit

Zevendesministri i Mjedisit Taulant Bino, duke e quajtur si nje krim mjedisor ndotjen e liqenit te Tiranes, u shpreh se situata po shkon drejt normalizimit e se shpejti do te gjendet nje zgjidhje per kete problem. Sipas tij, eshte bere nje kallezim ne prokurori per te gjetur fajtoret e ndotjes se liqenit. Ndersa per akuzat e vendoreve per ndotjen Bino, u shpreh se ai i quan qesharake keto akuza politike dhe se duhet bashkepunimi dhe i strukturave lokale per gjetjen e zgjidhjes. Pas ndotjes se qellimshme te Liqenit Artificial, me sasi te medha lendesh kimike, ne prokurorine e Tiranes kane nisur hetimet. Nderkohe qe kjo gje eshte kerkuar edhe nga vete qytetaret e Tiranes, te cilet iu kerkojne institucioneve perkatese gjetjen e fajtoreve. "Te ndotesh liqenin eshte shume e rende, kur kjo zone eshte mushkeria e Tiranes", thote nje prej vizitoreve. Ne Liqenin Artificial, jane shkarkuar sasi te medha lendesh kimike, te cilat jane tretur ne uje dhe po shkaterrojne jeten e gjithe gjallesave. Megjithese ne siperfaqe te ujit duken peshq te ngordhur, ka njerez qe vazhdojne te peshkojne. Fauna e Liqenit Artificial te Tiranes, eshte drejt zhdukjes se plote dhe duhet te kalojne shume vite, qe ai te rikthehet ne gjendjen e tij te meparshme. Specialistet e Ministrise se Mjedisit kane marre disa mostra uji nga liqeni, per te saktesuar se cilet jane ndotesit kimike te liqenit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›