Rrokaj: Perkthimi i teksteve godet Altertekstin
Dekani i Fakultetit te Historise dhe Filologjise, Shezai Rrokaj ka deklaruar se projekti i ri per perkthimin e disa teksteve nga italishtja, cenon rende reformen e Altertekstit, te vendosur disa vite me pare nga ish-ministri i asaj kohe, Genc Pollo. Rrokaj i shpreh se nuk mund te marre nje vendim MASH dhe te ngreje grupe, sepse roli i kesaj ministrie eshte nje rol arbitri qe ka per detyre te gjykoje nepermjet grupit te eksperteve, tekstet. "Nese keto tekste te perkthyera do te zevendesojne ato aktuale dhe do te jene unike. Kjo eshte nje kundervenie e hapur e reformes se Altertekstit", tha Rrokaj. Dekani ka vijuar me tej se vendimi per te perkthyer tekste te huaja dhe per t'i integruar ne arsimin parauniversitar eshte nje nisme e mire, por duhet t'u lihet ne dore shtepive botuese ne vend. "Nuk mendoj se eshte e drejte te fillohet me perkthime tekstesh vetem ne shkollen e mesme pasi programet kane nje vazhdimesi dhe ato fillojne qe nga klasa e pare dhe deri vitin e fundit te shkolles se mesme, prandaj duhet konceptuar nje program teresor per te mos krijuar thyerje nga sasia e informacionit qe jepet ne shkollen e mesme me ate qe jepet deri ne sistemin 9-vjecar" tha Rrokaj.