Sherri per te dashuren, vritet 18-vjecari
Vlore- Rivaliteti per nje femer, perfundon ne nje perleshje te pergjakshme dhe tragjike ne qytetin e Vlores. Nje 18-vjecar eshte therur dje pasdite ne kryqezimin "Rinia" te qytetit bregdetar, ndersa autori i dyshuar u arratis pa mberritur policia. Uniformat blu, shoqeruan nje grua qe shoqeronte te dyshuarin ne momentin e krimit, kurse Armir Danaj nderroi jete, pak caste pasi mberriti ne spital. Mjeket thane se plaga ne zemer ishte e thelle. Policia shpalli ne kerkim 18-vjecarin Arsi Dajlani, kurse motivi i ngjarjes u deklarua nje ngacmim i pretenduar nga autori, ndaj vajzes qe ai donte. Adoleshentja ishte nxenese e shkolles se mesme "Ali Demi" dhe njekohesisht shoqe klase e viktimes.
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 17:00, shume prane bregdetit te Vlores. Armir Danaj gjendej ne shoqerine e disa shokeve dhe ne ato momente, po behej gati per te shetitur buze detit. Atij i eshte afruar bashkemoshatari, i shoqeruar nga nje grua qe eshte identifikuar si nena e vajzes me inicialet Sh. S, me te cilen ishte lidhur agresori Arsi Dajlani. Policia nuk doli ne nje deklarate zyrtare per ngjarjen, por grupi hetimor ka zbardhur ngjarjen dhe motivet e saj. Pas debatit ne fjale per nje ngacmim te pretenduar, eshte kaluar ne perleshje fizike dhe goditje me thike. Agresori ka pretenduar se Danaj, i kishte ngacmuar te dashuren e tij, S. S., e cila ishte maturante ne shkollen ku ndiqte studimet edhe viktima. Teksa Armir Danaj ka kundershtuar, 18-vjecari ka nxjerre nje thike nga brezi, i nxitur edhe nga gruaja qe e shoqeronte, duke goditur nje here ne zemer kundershtarin. Pas krimit ai eshte larguar me vrap para se te mberrinte policia, kurse shoket i dhane ndihmen e pare te demtuarit.
Burime zyrtare bene me dije se edhe autori i dyshuar, Arsi Dajlani, ishte nxenes ne nje shkolle te mesme private. Ai ka kembengulur se Armir Danaj, kishte ngacmuar te dashuren e tij, akt qe ishte mohuar nga ky i fundit. Per me teper deshmitaret treguan se edhe gruaja qe shoqeronte agresorin, ka nxitur sherrin duke permendur faktin e ngacmimit. Kaq eshte dashur qe debati te degjeneronte deri ne vrasje. Forca te shumta policie kane zbarkuar ne kryqezim, duke shoqeruar gruan rreth te 40-ve, qe ishte ne shoqerine e te dyshuarit. Brenda pak minutash eshte bere edhe shpallja ne kerkim e 18-vjecarit, qe ka mundur te largohet nga vendngjarja. Trupi i te plagosurit u dergua ne spitalin e Vlores me urgjence, por mjeket thane se plaga ishte e thelle dhe i kishte demtuar zemren.