E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autostrada e re Tirane-Elbasan, projekti drejt perfundimit

Blerina Hoxha

Projekti per ndertimin e autostrades se re Tirane-Elbasan, ku perfshihet edhe ndertimi i nje tuneli 2.5 kilometer do te perfundoje brenda ketij viti, nderkohe qe tenderi per ndertimin e kesaj vepre do te zhvillohet ne fillim te vitit qe vjen, ka njoftuar dje per mediat zv/ministri i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ernest Noka. Sipas Nokes, nje projekt i hartuar nga delegacioni evropian parashikon ndertimin e nje autostrade me 2 karrexhata ose me 4 korsi, me te gjitha lehtesite e nevojshme per t'u klasifikuar ne nje autostrade te parametrave evropiane. Noka sqaroi gjithashtu se projekti pritet te perfundoje brenda ketij viti, per t'i hapur ne kete menyre rrugen tenderit nderkombetar per ndertimin. Ndersa shtoi se eshte menduar t'i jepet nje afat kohor prej rreth 2 vitesh kompanise qe do te fitoje tenderin per te perfunduar punimet, qe do te thote se ne fund te vitit 2011 kjo rruge te jete e shfrytezueshme per te gjithe. Noka tha se, ende nuk eshte percaktuar forma se si do te financohet ky projekt, i cili sipas te dhenave paraprake pritet te kete nje kosto prej afro 250 milione eurosh. Ai theksoi se po studiohen disa prej varianteve te mundshme te financimit, qe jane financimi nepermjet kredise nga institucione financiare nderkombetare BEI apo BERZH, dhenia me koncension, apo edhe nepermjet partneritetit publik-privat, qe do te thote ndertimi i kesaj autostrade nga kompani private dhe shlyerja e kostos nga ana e shtetit ne vijim. Kjo zgjidhje, sipas Nokes, i pergjigjet perspektivave te zhvillimit te vendit brenda konceptit te Korridorit te 8-te dhe synimit strategjik te Shqiperise, per sektorin e transportit. Nevoja e ndertimit te ketij segmenti eshte theksuar ne te gjitha studimet rajonale te transportit, ndersa Masterplani i transportit te Shqiperise e konsideron ate si perparesi te larte. Por kjo rruge pritet te lidhe ne nje distance me te shkurter kohore edhe rajonet e Pogradecit e Korces. Edhe ngritja e industrive te renda ne kete zone, si cimentos dhe hekurit, materialeve te ndertimit, lendes drusore etj., ka nxitur realizimin e projektit, me qellim zbutjen e varferise dhe zhvillimin ne qytetet e vogla si Cerriku, Gramshi, Belshi dhe Kucova.

Te dhenat e projektit

Autostrada e re Tirane -Elbasan do shkurtoje distancen mes Tiranes dhe Elbasanit ne 32 kilometra, te pershkueshme per vetem 18 minuta me automjet, nga rreth 59 km qe eshte aktualisht. "Pikenisja e autostrades Tirane-Elbasan do te jete nyja e Unazes se Re te Tiranes, per te vijuar ne Lunder, Mullet, Ibe, duke pershkuar Kerraben me ane te nje tuneli prej afro 2.2-2.5 kilometrash, e duke dale ne anen tjeter ne Luginen e Bradasheshit, e gjitha kjo per vetem 32 kilometra. Ky ishte nje nder 3 projektet ne leter qe ishin hedhur per te lidhur kryeqytetin me Elbasanin, per te shmangur rrugen e veshtire ne Qafe Kerrabe, e qe sipas zv/ministrit Noka u perzgjodh ky variant, pasi i sherben me se miri trafikut, qe vjen nga Veriu e shkon drejt Elbasanit per te perfunduar ne kufirin me Maqedonine. Nisja e autostrades Tirane-Elbasan me tunel ne Krrabe, eshte pjese e projektit te rendesishem te infrastruktures rrugore te Korridorit Lindje-Perendim qe mesa duket do te konkretizohet me shpejtesi. Rruga aktuale Elbasan-Tirane, eshte konceptuar per kushtet e transportit para Luftes se Dyte Boterore. Gjatesia totale e saj eshte 59 km dhe gjeresia 7.5 m, e eshte asfaltuar ne vitin 1960. Kushtet e udhetimit vleresohen ne nivel shume te ulet sidomos ne periudhen e dimrit. Shpejtesia e levizjes llogaritet 50 km/ ore. Rruga pershkon nje reliev malor me shpate qe arrijne deri ne 45 grade. Problem serioz eshte mos akomodimi i automjeteve me tonazh te rende, mbi 8 tone.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›