E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputetet i heqin makinat vetes, makina me shofer 30 funksionare

Vendimi i qeverise, i disa diteve me i pare per te limituar subvencionin e sherbimeve dhe transportit per funksionaret e larte dhe deputetet, duket se do te lehtesoje buxhetin e shtetit nga shpenzimet operative dhe te mirembajtjes. Sipas eksperteve te Ministrise se Financave, sherbimi i transportit ne menyren se si kryhej deri tani eshte shume i kushtueshem dhe shoqerohej me shpenzime te medha operative te mirembajtjes se automjeteve. "Per rregullimin e sherbimit te transportit, per funksionaret politike dhe nepunesit civile", i cili u miratua dje ne Komisioni Parlamentar te Ekonomise dhe Financave, i jep pergjigje perfundimtare abuzivizmit dhe vendos nje standard evropian. Ndersa vleresuan se shpesh per nga menyra se si administrohet, nuk i pergjigjet kerkesave per te permbushur detyrat funksionale. Ne baze te projektit te hartuar nga Ministria e Financave, eshte reduktuar ne 30 numri i makinave me shofere, vetem per funksionaret e larte si Presidenti, kryetari i Kuvendit, kryeministrin, si dhe ministrat.

Duke informuar mbi p/ligjin, ekspertet thane se per transportin e zyrtareve dhe funksionareve, projekti njeh detyrimin e shtetit qe te krijoje lehtesirat e domosdoshme per veprimtarine e tyre te perditshme zyrtare. Efekti financiar sipas trajtimeve te percaktuara ne kete projekt ne total eshte 206 milione leke ne vit, ku perfitojne rreth 450 persona. Kostoja financiare per perfitues eshte 380 milione leke ne vit nga 1.5 miliarde leke ne vit qe eshte aktualisht.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›