E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autostrada “Ibrahim Rugova”, Rama: Nuk është vjedhur si rruga e ‘Kombit’

PRISHTINË- Në ditën e dytë të vizitës së tij në Prishtinë, kryesocialisti Edi Rama ka komentuar edhe ndërtimin e autostradës “Ibrahim Rugova”.

Duke e vlërësuar atë si një rrguë të standareve Europiane Rama tha se qeveria e Kosovës ka bërë një punë të shkëlqyer në ndërtimin e rrugës, ku sipas tij nuk është vjedhur si ka ndodhur me segmentin e autostradës, Durrës-Kukës-Morinë.

“Në këtë anë të kufirit po bëhet një vepër publike e të njëjtës rëndësi, e të njëjtave përmasa dhe me të njëjtin qëllim strategjik, por ku nuk po vidhet”,- deklaroi Rama.

Kryesocialiste Rama promovoi sot në Muzeun Kombëtar të Kosovës mes akademikëve kosovar librin e tij ‘Kurban’.
(el.me/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›