Nje depo e re shton ujin e pijshem ne kryeqytetin shqiptar
Ujesjellesi i kryeqytetit shqiptar eshte ne prag te futjes ne pune te nje depoje gjigande qe do te permiresoje ndjeshem furnizimin e Tiranes me uje te pijshem. Ky eshte nje investim i ketij viti dhe eshte ndertuar krejtesisht me fondet e vete kompanise ashtu si pjesa derrmuese e ndertimeve te saj. Shoqeria e ujesjelles - kanalizimeve ndertoi kete vit mbi 50 kilometra tubacione dhe kete depo me rreth 10 milione litra akumulim. Investimet qe kapin shifra te konsiderueshme jane kryer me ato para qe qytetaret paguajne faturat e ujit te pijshem ne menyre qe banoret te shohin me syte e tyre qe vetem nese paguajne faturat atehere do tu rritet menjehere sasia dhe cilesia e ujit te pijshem.
Drejtuesi i departamentit inxhinierik ne ujesjellesin e Tiranes inxhinieri Luan Peti thote se depoja e re ishte nje sfide e vertete teknike sepse eshte nje nga me te medhate e rajonit dhe permireson ndjeshem sherbimet jetesore dhe sigurine shendetesore ne kryeqytet. Sipas tij aktualisht jane vene ne pune 2 kilometra tubacione maksimale per tu bashkuar me rrjetin e furnizimit dhe po behen provat e fundit para se depoja e re te vihet ne plotesisht ne pune. Njekohesisht me depon e re mbi guroren e Tiranes shoqeria e ujesjelles - kanalizimeve ka kryer kete vit me fondet e veta shtate investime ne rrjetin e transmetimit dhe te shperndarjes per te shtuar furnizimin e kryeqytetit me uje te pijshem. Krahas depos jane ndertuar dy puse te reja fushore ne Laknas dhe Berxull dy linja transmetimi dhe tre rrjete shperndarese gjithsej 55 kilometra tubacione te diametrave maksimale ne Yzberisht Unaze e Re zona e Misto Mames dhe pastaj nga Dajti Shkoza Qesaraka dhe gjithe zona deri te pallati presidencial.
Pasi ndertoi nje seri deposh ne periferine lindore te kryeqytetit ndermarrja e ujesjellesit po nderton tani stacione pompash dhe nje linje te re ne periferine perendimore te tij te cilat do te furnizojne mbi 200 mije banore ose cerekun e familjeve te Tiranes. Sipas drejtorit te departamentit inxhinierik Luan Peti investimet ne Laknas e Berxullit jane pjese e strategjise per furnimin 24 ore me uje te Tiranes. Ne kete zone ujembajtese po rindertohen dy stacione pompash14 puse te medha dhe 8 kilometra linja te reja te transmetimit te ujit drejt banesave.
Investimet jane shtrire nga afersia e burimeve natyrore ne zonat periferike dhe drejt qendrave te medha te Tiranes. Drejtuesit e ujesjellesit pohojne se pas ndertimit te depove perreth kryeqytetit sfida kryesore mbetet rindertimi i rrjetit kapilar te ujesjellesit ne cdo lagje dhe pajisja me sahate te rinj per cdo objekt te ri. Ujesjellesi po nderpet mijera lidhje te paligjshme ne rrjet dhe po vendos matesa ne cdo konsumator. Sipas eksperteve burimet ujore natyrore te Tiranes mund te mbajne edhe 2 milione banore por uji i pijshem nuk duhet shperdoruar nga qytetaret sidomos ne Paskuqan Laknas Berxull Babru Sanatorium. Kryeqyteti shqiptar po rritet dita dites deri ne afro 1 milione banore dhe ujesjellesi ka kerkuar qe cdo ndertim i ri te vendose bashkepunim me te per sistemin e ujit te pijshem.