E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngrica i merr jetën 45-vjeçrit nga Hasi, shkon në tetë numri i viktimave

Ka ndërruar jetë njëri nga dy kushurinjt që humbën gjurmët për rreth 30 orë në malin e Oplasit. Viktima është 45- vjeçari nga Hasi, Isa Qarri, i cili u nda nga jeta në spitalin rajonal të Hasit për shkak të të ftohtit. Shkon kështu në tetë numri i viktimave që kanë humbur jetën në vend si pasojë e motit të keq.
I ndjeri Isa Qarri ishte nisur bashkë me kushuririn e tij Myrteza Qarri për të vendosur një antenë televizive, ndërkohë që për shkak të stuhisë dhe dëborës ato kanë hyrë në një bunker. Aty kanë qëndruar për rreth 30 orë në mes të acarit dhe rrezikut të kafshve të egra, derisa u gjetën pa ndjenja, nga të afërm dhe bashkëfshtar të tyre.
Isa Qarri, i ati i dy fëmijëve ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Krumës ndërkohë që kushuriri t tij është jashtë rrezikut për jetën.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Ngricat “gjunjëzojnë” Evropën, shkon në 300 numri i viktimave Europë- Bilanci i viktimave nga i ftohti siberian që ka...
  2. Gripi i merr jetën 21-vjeçares Elbasan- Një 21-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin e rajonal...
  3. Shkon në 520 numri i viktimave në Turqi TURQI -  Bilanci i viktimave i tërmetit të fuqishëm në...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›