Avancojnë punimet për ndërtimin e lotit II të aksit Korçë-Ersekë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar sot punimet në kantierin e rrugës Korçë-Ersekë. Balluku thekson se punimet po avancojnë përditë e më shumë për ndërtimin e lotit II të këtij aksi të shumëpritur nga banorët. Gjatë inspektimit të ecurisë së punës në këtë kantier, Balluku theksoi se rruga e re që po ndërtohet është 35 km dhe se koha e udhëtimit Korçë-Ersekë shkurtohet në 20 minuta..“Nga Korça në Ersekë e bëjmë me 45 kilometra. Ndërsa rruga e re do të jetë vetëm 35 kilometra. Dhe cilësia sigurisht që nuk krahasohet”, ka thënë Balluku