E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pasuritë e paluajtshme udhëheqin rritjen e investimeve në periudhën korrik-shtator

Pasuritë e paluajtshme kanë sjellë fluksin më të lartë të investimeve të huaja në tremujorin e tretë të vitit, duke u rritur me 61 mln euro. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se investimet në këtë sektor për 9-mujorin kanë arritur vlerën e 141 milionë eurove, duke u rritur me 89 mln euro krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.  

Për këtë vit, pasuritë e paluajtshme rezultojnë sektori i dytë për nga pesha e investimeve të huaja direkte, pas industrisë nxjerrëse. Shifrat tregojnë se investimet e huaja në sektorin e pasurive të paluajtshme kanë arritur nivelet më të larta historike, që prej vitit 2014.

Nga ana tjetër edhe sektori i industrisë nxjerrëse shënoi nivele të larta të investimeve të huaja direkte për tremujorin e tretë të vitit, me 52 milionë euro, dy herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 

Sektori i tretë për nga vlera e investimeve të huaja direkte është ai i shërbimeve financiare. Ndërkohë, në sektorin energjetik, investimet e huaja direkte rezultojnë në rënie, sikurse në industrinë përpunuese. 

INVESTIMET E HUAJA SIPAS SEKTORËVE

(janar-shtator)
Industria nxjerrëse                147 mln euro
Energji                           45 mln euro
Shërbime financiare                114 mln euro
Pasuri të paluajtshme                141 mln euro
Aktivitete profesionale dhe teknike      43 mln euro
Industri përpunuese                   71 mln euro
Informacion dhe komunikim          18 mln euro

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›