Avantazhet e një vendi përfitues tregu
08/12/2009 “Financial Times” shkruan një artikull përmbledhës për ekonominë dhe bankat në vendin tonë
Ministri i Financave parashikon një rritje ekonomike prej 6 për qind vitin e ardhshëm
“Pavarësisht rënies globale, kërkesa për një nga eksportet më me vlerë të Shqipërisë, është e madhe. Shitjet e këmbëve të bretkosave për importuesit francezë dhe italianë të ushqimit “ka pasur pak ndikim nga kriza”, - thotë Anest Bezhani, një prej partnerëve të “Vival”, kompania furnizuese kryesore e vendit për produktet delikate. Këmbët e paketuara të bretkosave të eksportuara të kompanisë “Vival” arrijnë në 400 ton në vit. Përveç këtyre janë edhe sasi më të vogla të kërmijve, karkalecave të detit dhe ngjalave. “Këto janë produkte më elastike ndaj ndryshimeve ekonomike dhe ne kemi zënë një qoshe të vogël, por fitimprurëse të tregut”, - thotë zoti Bezhani, i cili mbikëqyr përmirësimin e veprimeve për të realizuar standardet e produkteve “Vival” drejt Bashkimit Evropian, pas privatizimit në fillim të viteve 1990. “Ekonomia shqiptare është duke u gërryer nga kriza në mënyrë të ngjashme. Rritja këtë vit është parashikuar të arrijë 2-2,5 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto, norma më të lartë në Evropë, e cila mund të dyfishohet vitin e ardhshëm”, - thotë Ardian Fullani, Guvernatori i Bankës Qendrore. “Shqipëria ka një dritë jeshile për rritje, kushtet financiare janë të qëndrueshme dhe besimi është përmirësuar”, - thotë zoti Fullani. Por stabiliteti ka një çmim. Leku shqiptar, kursi i këmbimit të të cilit është i lirë, ka rënë kundrejt euros me 7 deri në 8 për qind gjatë 12 muajve të fundit. Konsumatorët lokalë tërhoqën rreth 10 për qind të depozitave të mbajtura në bankat e nivelit të dytë mes frikës se kriza globale do të gëlltiste vendet me ekonomi të vogël. “Ne kemi arritur të mbajmë ekuilibrin, por kjo ka vijuar përgjatë një viti”, -thotë zoti Fullani, duke përmendur tërheqjen e depozitave, luhatjet e kursit të këmbimit dhe kufizimet e kredidhënies. Ai thotë se kreditimi ka filluar të rimëkëmbet dhe zgjerimi i portofolit të kredisë këtë vit parashikohet të arrijë 10-15 për qind, krahasuar me 40 për qind në vitin 2008. Ridvan Bode, ministër i Financave, parashikon një rritje të guximshme prej 6 për qind vitin e ardhshëm i cili përputhet me normat e larta vjetore që janë arritur gjatë dekadës së kaluar. Por ai pranon se kjo situatë do të varet shumë nga zhvillimet e Italisë dhe Greqisë, si partnerët më të mëdhenj tregtarë të vendit. Remitancat, dërgesat nga shqiptarët që punojnë jashtë vendit ranë me 6,2 për qind në gjysmën e parë të këtij viti në 420 milionë paund, ose 625 milionë dollarë në vit, duke reflektuar situatën e vështirë dhe mjaft të ashpër që po jetojnë emigrantët në Evropën Perëndimore - edhe pse shifra e vërtetë e këtij treguesi supozohet të jetë më e lartë për shkak se shumë shqiptarë që kthehen për pushime në vendin e tyre sjellin sasi të mëdha parash në dorë. Fluksi i investimeve të huaja direkte u dyfishua në gjysmën e parë të vitit me 460 milionë paund, por pjesa më e madhe e fondeve erdhën nga marrëveshjet e privatizimit të negociuara më parë se sa të shfaqeshin efektet e krizës globale. CEZ, kompania çeke e energjisë që është zgjeruar me shpejtësi në Evropën Jug-Lindore, ka paguar 102 milionë euro për blerjen e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, shpërndarësi i vetëm në Shqipëri për energjinë elektrike. Marrëveshje të tjera përfshinë shitjen e ARMO-s, kompania shtetërore e rafinimit të naftës në kompanitë e investitorëve vendas, por edhe të aksioneve të mbetura të AMC-së, një prej udhëheqësve në kompanitë e telefonisë celulare, me aksionarët e saj më të mëdhenj, Cosmote në Greqi. Faturat e privatizimeve kanë ndihmuar financimin e deficitit buxhetor që rezulton të jetë në nivele mjaft të larta nga realizimi i lartë i shpenzimeve para zgjedhjeve të qershorit të kaluar. Sipas buxhetit suplementar të miratuar në mes të vitit, deficiti është projektuar të rritet nga 4,2 për qind në 6,8 për qind të PBB-së këtë vit. Në vjeshtën e vitit të ardhshëm ky nivel parashikohet të arrijë në 3.9 për qind të PBB-së, sepse qeveria do të ecë përpara me investimet për të modernizuar rrjetin rrugor. Pavarësisht nga kriza financiare, vendi arriti të përfitojë një kredi trevjeçare prej 250 milionë eurosh në tregun huaj, kredi sindikatë nga Deutsche Bank, Alpha Bank dhe Banka Kombëtare e Greqisë për të financuar përfundimin para zgjedhjeve, të autostradës drejt Kosovës, e cila ka shkuar deri në 700 milionë euro. Por kostoja e huamarrjes në 11 për qind, është konsideruar mjaft e lartë krahasuar me normën e interesit 5 për qind të marrë për një kredi 230 milionë euro në vitin 2008. Tkurrja e kredisë dhe dërgesave të emigrantëve kanë ndihmuar në uljen e deficitit të llogarisë korrente, e cili është projektuar të tkurret nga 14,9 për qind në rreth 11 për qind të PBB-së gjatë këtij viti. Ndërsa importet për mallrat e konsumit kanë rënë ndjeshëm, importet e mallrave për investime u rritën me 15 për qind gjatë gjysmës së parë të këtij viti. “Një tregues inkurajues për rritjen e ardhshme ekonomike”, - thotë zoti Bode. Megjithatë, bankierët po këshillojnë kompanitë lokale për të marrë kredi në lekë në krahasim me monedhën evropiane. “Tërheqja e depozitave rezultoi në paqartësi rreth bazave të financimit të bankave që shtrënguan kredidhënien”, thotë Edmond Leka, shefi ekzekutiv i Union Bank. “Por ne nuk kemi parë shumë falimentime apo dështime të bizneseve dhe kërkesa për kredi nuk është shteruar”. “Mbikëqyrja e sektorit bankar, i cili është dominuar nga grupet austriake, italiane dhe greke, është forcuar”, - thotë zoti Fullani. Sipas tij, bankat kanë transferuar kapital në filialet e tyre në Tiranë dhe raporti i përshtatshmërisë së kapitalit e tejkalon 17 për qind. Provigjionet janë rritur në mënyrë të konsiderueshme, për të mbuluar huat me probleme që kanë arritur në rreth 9 për qind. “Gjithsesi sektori bankar do të vijojë të jetë me përfitim edhe këtë vit”, - thotë zoti Fullani. Shqiptarët janë të ndjeshëm ndaj ndikimit të mundshëm të një turbullire financiare. Vetëm 12 vjet më parë, investitorët vendas humbën rreth 2 miliardë dollarë gjatë rrëzimit të skemave piramidale mashtruese që e zhytën vendin në kaos politik dhe financiar.
Marrë nga “Financial Times”