E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërtuesit: Jemi kundër spekulimeve politike

Pas deklaratës së Kryeministrit Berisha se në biznesin e ndërtimit mbizotëron mafia ka reaguar Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë. Kryetari i shoqatës Luigj Aleksi u shpreh kundër çdo spekullimi me qëllim përfitimi politik. Gjendja e biznesit të ndërtimit është me të vërtete problematike dhe qeveria duhet të marrë masa për mbështetjen dhe për zbutjen e pasojave të krizës.
Në konferencë Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë doli me një sërë kërkesash të cilat janë miratimi i planit rregullues të Tiranës, fillimi i mbledhjeve të KRRT-së së Bashkisë së Tiranës,vazhdimi i investimeve si dhe financimi i shoqërive që kanë situacione të palikujduara.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›