Sindikatat: Jo rritjes së energjisë elektrike

Kërkojmë ndalimin e rritjes shkatërruese të çmimit të energjisë u shpreh Ibrahim Kërciku sekretari i Bashkësisë së sindikatave të Shqipërisë. Kërciku i quajti këto veprime të padrejta duke deklaruar se ata do të shkojnë deri në protesta nëse një gjë e tillë do miratohet. Këto veprime sipas Kërcikut cungojnë lirinë ekonomike dhe sociale të shqipëtarëve.
Një tjetër kërkesë e sindikatave ishte dhe shfuqizimi i rritjes me 80 përqind të tarifës së telefonisë fikse.
Kriza ekonomike pavarësisht se nuk është ndjerë shumë në vendin tonë ekzistojnë mjaft shtresa të cilat e kanë të vështirë të përballojnë një rritje të tillë të çmimeve. Ndër këto shtresa mund të përmendim pensionistët apo familjet me ndihmë ekonomike.