Prokuroria, mos blini makina në tregjet ilegale
08/12/2009 Kthehen tek pronarët 9 automjete
TIRANE- Prokuroria e Përgjithshme u bën thirrje qytetarëve që të evitojnë blerjen e makinave në tregjet informale dhe në personat e palicencuar, pasi tek to gjendet një numër i madh automjetesh që dyshohen se janë të grabitura. Alarmi është lëshuar ditën djeshme, nga përfaqësues të organit të akuzës, të cilët thanë se pjesa më e madhe e automjeteve që janë duke u hetuar, janë blerë në tregjet informale. Disa prej këtyre mjeteve, u janë kthyer pronarëve të ligjshëm në Francë, Gjermani, Itali. Prokuroria ka bërë të mundur kthimin në këto vende të 6 automjeteve të vjedhura. Përkatësisht në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe prokuroritë e rretheve gjyqësore Tiranë, Shkodër dhe Kurbin janë kthyer respektivisht automjetet, tip “BMW 535”, tip “BMW X5” dhe automjeti tip “BMW X5”. Ndërsa në bashkëpunim me autoritetet gjermane dhe prokuroritë e rretheve gjyqësore Tiranë dhe Berat janë kthyer respektivisht automjetet tip “AUDI Q7” dhe tip “PORSCHE BOXTER”. Gjithashtu me autoritetet franceze dhe Prokurorinë e rrethit gjyqësor Krujë është bërë i mundur kthimi i automjetit tip “BMW-530”.
Mjetet e kthyera
• Automjeti tip “BMW 535”
• Automjeti tip “BMW X5”
• Automjeti tip “BMW X5”
• Automjeti tip “AUDI Q7”
• Automjeti tip “PORSCHE BOXTER”
• Automjeti tip “BMW-530”
Këshilla pas blerjeve
Paradoksi i akuzës për tregjet informale
Prokuroria e Përgjithshme njofton qytetarët që të mos bien pre e automjeteve të vjedhura dhe i këshillon ata që të mos blejnë makina aty. Por në fakt pjesa më e madhe e shqiptarëve janë blerës të rregullt të këtyre tregjeve informale, pasi kushti kryesor, ai i ofertës, është më i leverdishmi për ta. Një makinë e blerë në tregjet e quajtura informale është shumë herë më e lirë se tek dyqanet e posaçme për shitjen e tyre. Klientët joshen nga çmimi dhe të garantuar nga shitësit për cilësinë e mallit dhe rregullsinë e dokumentacionit ata nuk ngurrojnë të blejnë vazhdimisht nga këto tregje. Paradoksi i organit të akuzës qëndron pikërisht në faktin se ata kanë dijeni që në Shqipëri hyjnë makina të vjedhura, por janë agjencitë ligjzbatuese që duhet ta pengojnë këtë gjë që në fillesat e saj. Një koordinim i mirë i punës mes doganave, policisë rrugore, antitrafikëve dhe Prokurorisë do të bënte që ky fenomen të zhdukej një herë e mirë.