Vendime te dhimbshme ekonomike per Britanine

Britania e Madhe duhet të përgatitet për vendime të dhimbshme në ekonomi. Kështu ka deklaruar kryeministri britanik David Cameron në konferencën e partisë konservatore në Birmingham. Dalja nga kriza dhe rivendosja në rrugën e rimëkëmbjes së ekonomisë ka marrë më shumë kohë seç duhet ka thënë kreu i qeverisë britanike duke shtuar se tashmë është momenti deciziv për të ardhmen e ekonomisë.
Nëse nuk reagojmë, nëse nuk marrim vendime të vështira dhe të dhimbshme, nëse nuk tregojmë vendosmëri dhe imagjinatë, Britania e Madhe në të ardhmen mund të mos jetë ajo që ka qenë në të kaluarën. Sepse gjërat janë kështu; jemi në një garë botërore dhe është momenti i së vërtetës për vende si ky i yni. O duhet të lëvizim ose përndryshe do të fundosemi. Duhet ta bëjmë, përndryshe do të jetë falimentimi.
Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ka konfirmuar se do tërhiqet për të zbutur programet e shtrëngimit të ekonomisë pavarësisht paralajmërimit të fondit monetar ndërkombëtar që reduktoi parashikimin për rritjen e ekonomisë së Britanisë. Qeveria e konservatorëve 2 vite më parë prezantoi një plan ambicioz të reduktimit të nivelit rekord të deficitit buxhetor por e presuar nga nevoja për të mbështetur ekonominë e zhytur në recesion u detyruar të shtyjë në kohë disa nga synimet e deklaruara dhe parashikohet që të bëjë të tjera shtyrje në kohë në fund të këtij viti.