E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asadi injoron ultimatumin e Liges Arabe

Ne kryeqytetin sirian Damask eshte sulmuar nje ndertese e partise qeverisese Baath te presidentit Baschar al Assad. Sipas njoftimeve te deshmitareve ndaj godines jane hedhur te pakten dy granata. Forcat e policise dhe zjarrfikesit kishin rrethuar ne mase te madhe shtepite boshe ne Masraa thuhet me tej. Nderkohe ultimatumit te Lidhjes Arabe ndaj regjimit ne Siri per shkak te ushtrimit te dhunes se tij te vazhdueshme ndaj opozites i ka kaluar afati. Presidenti al-Assad nuk tregon gatishmeri per te bere leshime. Gazetes britanike Sunday Times ai i tha se Siria nuk do te perkulet ndaj presionit te jashtem. Lidhja Arabe kishte kerkuar qe deri te shtunen ne mesnate ti jepej fund dhunes ndaj opozites dhe te lejohej te hynte brenda nje grup vezhguesish arabe. Ne rast te kundert vendi rrezikohet nga sanksione te ashpra. Organizata prej 22 anetaresh ka pezulluar anetaresimin e Sirise.

Si eshte gjendja ne Siri

Bildunterschrift Varrimi i te vrare ne protesta

Meqenese ne vend ndodhen shume pak gazetare njoftimet eshte veshtire te konfirmohen. Sipas te dhenave te aktivisteve per te drejtat e njeriut forcat e sigurimit te regjimit kane vrare diten e  shtune te pakten 17 njerez. 140 vete duhet te jene arrestuar ne provincen Idlib. Kombet e Bashkuara vleresojne se numri i viktimave qysh prej fillimit te protestave ne mars ka arritur me shume se 3500. Me pare ministrja e Jashtme amerikane Hillary Clinton kishte deklaruar ne televizionin NBC se e sheh Sirine ne prag te nje lufte civile. Ajo tha se Assadi e ka provokuar popullin. Edhe disa njesi te forcave te armatosura jane bashkuar me opoziten. Qe prej fillimit te protestave ne mars 2011 ne Siri jane vrare rreth 3 500 vete por ndoshta numri mund te jete me i larte. Regjimi i Asadit flet per 619 te vrare.

Autor dpa/M Kelmendi

Redaktoi. A Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›