E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avari në tragetin që po udhëton Presidenti, Topi

Trageti me të cilin po udhëton  Presidenti i Republikës, Bamir Topi nga Italia për në Shqipëri ka hasur në disa probleme, duke vonuar kështu mbërritjen në bregun shqiptar.

Mësohet se trageti “Adriatika 1″ që lundron nga Bari drejt Durrësit duhej të kishte mbërritur mëngjesin e sotëm në Durrës, para orës 9, por për shkak të karburantit të keq me të cilin është furnizuar,  trageti ka hasur në disa probleme  duke shkaktuar kështu vonesën.

Trageti në bordin e të cilit po udhëton edhe Presidenti, Bamir Topi raportohet se nuk ka mbërritur ende në Durrës.

Kapiteneria e portit të Durrësit ka sqaruar se trageti po udhëton me shpejtësi të limituar për shkak të problemeve që ka dhënë karburanti jo cilësor.

Presidenti Topi ishte për një vizitë në Itali ku ka marrë pjesë në veprimtarinë kulturore-artistike Itali Shqipëri: miqësia mes dy popujve

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›