"Avatar" fiton 405 milionë dollarë në tregjet botërore

Filmi i suksesshëm "Avatar" kaloi një fundjavë në krye të toplistës së Amerikës së Veriut, duke sfiduar filmin e sapohyrë "Sherlock Holmes".
"Avatar" fitoi gjatë fundjavës 75 milionë dollarë. Filmi fantatiko-shkencor në rreth ndërkombëtar ka fituar totalisht 405 milionë dollarë në tregjet botërore.
Filmi "Sherlock Holmes" i regjizorit britanik Guy Ritchie u pozicionua në vendin e dytë në renditjen e Amerikës së Veriut me më shumë se 65 milionë dollarë të fituara. Filmi pritet të ketë një sukses të madh edhe në të ardhmen.
Filmi i animizuar/aksion "Alvin and the Chipmunks: The Squeakquel," u rendit në vendin e tretë.
Ndërkohë komedia "It's Complicated", ku marrin pjesë aktorët Meryl Streep, Alec Baldwin dhe Steve Martin, u pozicionua në vendin e katërt të toplistës.