Mourinjo: Jam gjithnjë në rrezik
Në një intervistë për revistën portugeze “Pubblico” (“I veçanti” ndodhet në vendlindje për pushime), Hoze Mourinjo deklaroi: “Nuk jam i shqetësuar, por vendi im është gjithmonë në rrezik, sepse Interi është një skuadër që çdo trajner dëshiron ta drejtojë”.Duke folur për klubin zikaltër, ai nënvizoi se çdo zgjedhje që bën ka për qëllim të mbrojë interesat e klubit dhe se kurrë nuk është interesuar që të bëjë diçka vetëm për të përmirësuar imazhin e vet. Në lidhje me mundësinë që një ditë ai të bëhet trajner i kombëtares portugeze, numri një i pankinës zikaltër tha: “Nëse do të isha tekniku i përfaqësueses, nuk do të grumbulloja lojtarë të natyralizuar”. Në fund, e mbylli me një deklaratë të fortë: “Kam lindur dhe do të vdes në futboll”.