Francë-SHBA, dënojnë dhunën ndaj protestuesve opozitarë në Iran

Diplomacia franceze ka dënuar ashpër dhunën e përdorur nga forcat policore kundër protestuesve opozitarë në Iran.
Në një deklaratë për shtyp të Ministrisë së Jashtme franceze dhuna ndaj protestuesve kur flitet për disa persona të vdekur, cilësohet e patolerueshme dhe e tepruar.
Franca është vendi i parë perëndimor që ka dale me një qëndrim lidhur me protestat në ditën e shenjtë të ashures në Iran.
Televizioni shteteror i Republikës Islamike, ndryshe nga burimet informative opozitare lajmëroi se 4 persona janë vrarë nga persona "të panjohur" në Teheran.
Menjëherë pas Francës edhe Shtetet e Bashkuara kanë dënuar dhunën dhe represionin e ushtruar ndaj protestuesve iranianë.
"Veprimet e autoriteteve të sigurimit të shtetit të Iranit janë të padrejta dhe të pajustifikueshme.
Për të arritur sigurimin e të drejtave universale duhet të përdoren mënyra apo mjete paqësore. Këtë qëndrim ndajnë edhe Shtetet e Bashkuara", deklaroi zëdhënësi Mike Hammer.