Milan/ Rikthehet David Beckham, teste fizike
Përfundojnë pushimet për Milanin dhe sot kuqezinjtë do t'i rikthehen punës.Ndërsa fakt interesant është se Millanello do të ketë sërish anglezin David Beckham pasi Spice Boy do të ketë aventurën e tij të dytë në Milano.
Për Beckhamin janë në program një sërë testesh fizike dhe një test i specializuar në kaviljen e djathtë të dëmtuar në Amerikë.
Një tjetër yll i premton besnikëri Milanit pas zërave të fundit që e shihnin atë në Brazil. Ronaldinjo ka ëndërr që ta mbyllë karrierën në vendlindjen e tij, por jo përpara 2011-tës.Braziliani do të respektojë kontratën me Milanin që e lidh atë edhe për 18 muaj.
"Të luaj në kampionatin brazilian është diçka ndryshe. Shpresoj të vazhdoj të luaj mirë për Milanin", ka thënë ai.