E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avdiu emërohet konsull në Gjenevë?

Pas vendimit të MPJ-së për shndërrimin e Konsullatës në Gjenevë në Konsullatë të Përgjithshme, burime të Telegrafit brenda MPJ-së kanë bërë të ditur se tashmë është arritur konsensus edhe për njeriun që do t’i prijë kësaj Konsullate.

MPJ pas konsultave me instancat qeveritare ka arritur pajtueshmërinë që shef i Misionit Konsullor të Kosovës në Gjenevë të jetë Ramadan Avdiu, zëvendësministër i Financave, kryetar i degës së PDK-së për Prishtinën.

Avdiu, pritet të emërohet në pozitën e konsullit të përgjithshëm në Gjenevë, posa që të dekretohet shndërrimi i Konsullatës së atjeshme në Konsullatë të Përgjithshme, ndërsa ky post në diplomaci konsiderohet i barasvlershëm me postin e ambasadorit, duke pasur parasysh kompetencat përfaqësuese që kanë konsujt e përgjithshëm.

Dite me pare, lajmin për shndërrimin e Konsullatës në Gjenevë, në Konsullatë të Përgjithshme për Express e kishte konfirmuar këshilltari për medie i ministrit Hoxhaj, Artan Behrami.

Hapja e konsullatave të përgjithshme të Kosovës në Strasburg, Gjenevë dhe Stamboll thuhet se është pjesë e angazhimeve të MPJ-së për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›