Spanja e synon medaljen e artë

Mesfushori i Chelseas, i cili pati një minutazh të vogël në këmbët e tij në evenimentin që u mbajt në Poloni dhe Ukrainë, pritet të ketë rol të rëndësishëm në ekipin e ‘Stuhisë së Kuqe’ në Londër. Ai është njëri prej tre lojtarëve të ftuar i moshës mbi 23 vjeç.
24 vjeçari ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm, duke fituar tre trofe këtë sezon, përfshirë këtu FA Cup, pastaj Ligën e Kampionëve me Chelsean dhe së fundmi Evropianin me Spanjën. Ndërkaq, ai e synon trofeun e katërt sezonal. Herën e fundit, Spanja kishte fituar medalje të artë në futboll në Barcelonë, në vitin 1992.
“Nuk duhet të mendojmë se do ta fitojmë medaljen e artë, ende pa luajtur. Ka ekipe të forta, të cilat kanë dëshmuar se mund të luftojnë për titull. Ne duhet të mendojmë për fitore dhe do ta bëjmë më të mirën, por e dimë se do të jetë e vështirë”, deklaroi ish mesfushori i Valencias.
– “Personalisht, unë kisha një sezon fantastik dhe nëse fitojmë, do të ishte një verë perfekte dhe sezoni im i parë në Angli, ku nuk do të mund të prisja më shumë”, përfundoi mesfushori i talentuar spanjoll.