YouTube, burim i lajmeve për fatkeqësitë

Projekti për Përsosmëri në Gazetari nga Qendra Hulumtuese Pew gjatë së hënës bëri kontrollimin e vet për 15 muaj të videove më të popullarizuara të lajmeve në faqen që posedohet nga Google.
Ai gjeti që derisa vëzhgimi i lajmeve në TV ende tejkalon numrin e shikuesve të lajmeve në YouTube, faqja për video-shpërndarje është një ambient digjital i cili po rritet dhe ku gazetarët profesionistë bashkohen me përmbajtjen qytetare.
“Atje është një formë e re e video gazetarisë në këtë platformë,” tha Amy Mitchell, që është zëvendës-drejtoresh e Projektit për Përsosmëri në Gazetari të Qendrës Hulumtuese Pew. “Është një formë në të cilën bashkëpunimi mes organizatave të lajmeve dhe qytetarëve është më dinamik dhe më i shumëllojshëm se sa që kemi parë në shumicën e platformave të tjera më parë.”
Më tepër se një e treta e videove më të shikuara vijnë nga qytetarët. Pastaj, më tepër se gjysma vijnë nga organizatat e lajmeve, por gjërat në këto video nganjëherë inkorporojnë pamje të kapura nga përdoruesit e YouTube.
Tërmeti dhe cunami në Japoni ishin disa prej ngjarjeve më të shikuara të lajmeve gjatë studimit, i cili zgjati nga janari i vitit 2011, deri në marsin e vitit 2012.
Top videot nga Japonia përfshinin pamje nga kamerat e të mbijetuarve, një rrjet lajmesh dhe një anije e Rojës Detare Japoneze.
Ngjarje të tilla dramatike ishin shpesh në mesin e videove më të shikuara. Ngjarjet e tjera të popullarizuara të lajmeve përfshinin zgjedhjet në Rusi, trazirat në Lindjen e Mesme, rënia e një skene në Indiana dhe përplasja e një anije lundruese italiane.
“Njëra nga gjërat që del në shesh këtu është fuqia e posedimit të dëshmive si një pjesë e procesit konsumues të lajmeve,” tha Mitchell. “Shuma nga rrëfimet më të shikuara që ne jemi duke i shikuar këtu kanë një shëmbëlltyrë vërtetë të fuqishme përreth tyre.” (PCWorld Albanian)